LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që kafshët nuk duhet të konsumojnë

Ushqimet që kafshët nuk duhet të konsumojnë

Një sërë ushqimesh që përdorin njerëzit, janë të rrezikshme për kafshët shtëpiake. Shumë nga këto ushqime mund të jenë të shijshme për kafshët tona, por me pasoja të rënda nëse konsumohen prej tyre.

Çokollata, kafeja, kafeina

Çokollata përmban teobrominë , një kimikat që është toksik për qentë kur konsumohet prej tyre në sasi të konsiderueshme. Ajo gjithashtu përmban kafeinë, e cila gjendet edhe te çaji, kafeja dhe në soda të tjera (p.sh. coca-cola, sprite, etj), transmeton Telegrafi.


Llojet e ndryshme të çokollatave kanë në përmbajtje sasi të ndryshme të teobromine dhe kafeine. Për shembull, çokollata e zezë ka në përbërje më shumë nga përbërësit e sipërpërmendur , sesa çokollata me qumësht. Si rrjedhojë, nëse një qen konsumon çokollatë me qumësht ka më shumë gjasa të toksikohet sesa nëse konsumon çokollatë të zezë.

Gjithsesi, edhe pak gramë çokollatë, mund të rezultojnë me rrezik në një qen të vogël, kështu që asnjë sasi apo lloj çokollate nuk duhet të konsiderohet “ e sigurt” për t’ia dhënë qenit tuaj.

Toksikimi nga çokollata mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe aritmi, acarim, nervozizëm, dridhje dhe shenja epilepsie. Ngordhja mund të ndodhë brenda 24 orëve pasi është konsumuar.

Rrushi

Si rrushi i freskët, ashtu edhe rrushi i thatë, mund të shkaktojnë papritur një mosfunksionim të veshkave te macet dhe qentë. Ende nuk është vërtetuar se cili është agjenti toksik në këto fruta që shkakton këtë problem.

Megjithatë, shenjat klinike mund të shfaqen që 24 orët e para pas konsumimit. Ato shfaqen me të vjella, diarre dhe letargji (lodhje) të përgjithshme.

Shenja të tjera, kanë të bëjnë me mosfunksionim total të veshkave.

Hudhra dhe qepa

Hudhra dhe qepa kanë në përbërjen e tyre kimikate që dëmtojnë qelizat e rruazave të kuqe të gjakut te qentë dhe macet. Qelizat e prekura të gjakut, mund të humbasin aftësinë për të transportuar oksigjenin në mënyrë efektive.

Të freskëta apo të gatuara, këto produkte janë njësoj të rrezikshme për qentë dhe macet. /Telegrafi/