Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me gjëndrën tiroide, e cila rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.
Një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndër është hipotiroidizmi. Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides dhe manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë.
Njëherësh, hipotioridizmi që zakonisht prek më shumë gratë në moshë të mesme, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit, transmeton AgroWeb artikullin e U.S. National Library of Medicine.
Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor:
Teprimi me brokoli dhe lakrat e vogla
Brokoli, spinaqi, lulelakra dhe lakrat e vogla janë të shkëlqyera për organizmin. Por, nëse e teproni me to, atëherë problemet me hipotiroidizmin do të përkeqësohen. Këto perime përmbajnë disa substanca që janë tepër aktive nëse këto ushqime hahen të gjalla. Nëse ato i gatuani, atëherë këto substanca janë pjesërisht aktive dhe më pak të dëmshme.
Ëmbëlsirat
Akullorja, keku, biskotat e të tjerë janë padyshim të shijshme por plot me sheqer. Sheqeri nxit inflamacionin që përbën pikënisjen e sëmundjeve kronike. Nëse inflamacioni është i pranishëm në trup, ai dobëson imunitetin dhe e pengon atë të luftojë sëmundjet e tiroides.
Peshku ton
Peshqit grabitqarë siç janë peshku ton, skumbria apo peshku shpatë përmbajnë shumë merkur në organizmin e tyre. Për pasojë, ekspertët rekomandojnë ngrënien e dy ose tre racioneve të këtyre peshqve në javë, por jo më tepër.
Jodi i tepërt
Jodi i tepërt e dëmton tiroiden dhe ju bën të ndiheni më të plogësht. Edhe në rastin e jodit, ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme. Jodi gjendet tek peshqit, kripa dhe suplementët. Sipas studimeve, nivelet e jodit duhen mbajtur diku tek 100-200 mkg/l.
Proshutat dhe salsiçet
Mishrat e përpunuar siç janë proshutat dhe salsiçet përmbajnë substanca artificiale që përkeqësojnë problemet me tiroiden.
Suplementët e kalciumit dhe hekurit
Si në formën e suplementëve specifikë apo edhe multivitaminave, kalciumi dhe hekuri ndërveprojnë negativisht me medikamentet që merrni për tiroiden problematike. Këto medikamente duhen marrë në mënyrë strikte, në të njëjtën kohë, të paktën një orë përpara ushqimit dhe kurrë bashkë me mineralet e mësipërme.
Buka, drithërat, makaronat
Njerëzit që nuk e tolerojnë glutenin që gjendet tek buka, makaronat dhe drithërat, vuajnë edhe nga një sëmundje autoimunitare e caktuar. Kjo sëmundje e rrallë detyron sistemin imunitar të sulmojë tiroiden.
Të skuqurat
Patatet e skuqura, mishi i pulës e produkte të tjera të skuqura në vaj e temperaturë të lartë nxisin inflamacionin që prek edhe tiroiden.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre