Ushqimi që hamë ndikojnë në rritjen e baktereve në traktin tonë urinar, andaj, ata që kanë probleme me infeksionet urinare duhet të rregullojnë dietën e tyre
Shkencëtarët në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit kanë hetuar shfaqjen e infeksioneve urinare.
Ata kanë zbuluar se urina e disa njerëzve është më rezistente ndaj baktereve pasi përbërës të caktuar ushqimor (ose të marra direkt ose si një nënprodukt i tretjes) i privojnë ata nga hekuri dhe mineralet që duhet të rriten.
Lëndët ushqyese që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet urinare quhen polifenole. Këto janë antioksidues të fortë, dhe në sistemin tretës ato shndërrohen në këto komponime që parandalojnë rritjen e baktereve.
Ushqimet me një përmbajtje të lartë të polifenoleve janë:
– Boronica të freskëta dhe lëng boronice
– Thana dhe lëngu i thanës
– Kosi
– Çaji i zi
– Çokollata e errët
Në mënyrë që të mos ulni pH-në e urinës suaj dhe të ndihmoni bakteret të rriten, duhet të shmangni pije të gazuara dhe dieta me proteina të larta gjatë infeksionit.
Ekspertët tregojnë se doza të larta të vitaminës C të marra përmes shtesave ushqyese artificiale janë gjithashtu të këqija, por burimet natyrore të kësaj vitamine janë shumë të dëshirueshme.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani vetëm agrume. Mos harroni për perimet e pasura me vitaminë C si kale, lakër dhe brokoli, transmeton KosovaPress.
Përveç vitaminës C, trakti juaj urinar për të luftuar infeksionin gjithashtu ka nevojë për vitaminë A, e cila gjendet në karota, patate dhe pjepër.
Përfshini gjithashtu hudhrën në dietën tuaj, një thesar që, falë vetive të saja të forta antibakteriale, shërben si një antibiotik natyral për forma të ndryshme të infeksionit, përfshirë infeksionet urinare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë