LAJMI I FUNDIT:

Urime, urime, urime… Arifhikmeti mëson drejtshkrimin (Foto)

Urime, urime, urime… Arifhikmeti mëson drejtshkrimin (Foto)

Arifhikmeti i serialit “O sa mirë” duket se më në fund ka filluar të mësojë gjuhën letrare shqipe, edhe pse e ka “shaum rrond”.

Aktori tetovar, emri i vërtetë i të cilit është Xhedvet Jashari, është shndërruar në një nga më të pëlqyerit e serialit të njohur, raporton Telegrafi.


Ai ka fituar simpatinë e teleshikuesve jo vetëm për shkak të gjuhës dhe rolit të tij, por edhe për shkak të aftësive të tij në aktrim.

“Arifhikmeti” është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, me të cilat vazhdimisht argëton dhe komunikon me fansat e tij.

E fundit foto që ai ka postuar është një ku ai duket ulur në klasë dhe ku po mëson drejtshkrimin nën “kthetrat” e profesoreshës së serialit, Olta Daku.

“Ushtrime drejtshkrimi #shaumrrond @oltadaku”, ka shkruar nën foton e postuar.

/Telegrafi/