LAJMI I FUNDIT:

Me urdhër të Hitlerit kishte filluar ndërtimi i pushimores 4.5 kilometra të gjatë, lufta ia kishte ndaluar punimet në gjysmë – ndërsa nga muaji i ardhshëm rihapen dyert e saj për pushuesit (Video)

Me urdhër të Hitlerit kishte filluar ndërtimi i pushimores 4.5 kilometra të gjatë, lufta ia kishte ndaluar punimet në gjysmë – ndërsa nga muaji i ardhshëm rihapen dyert e saj për pushuesit (Video)

Investitorët gjermanë kanë arritur ta shndërrojnë pushimoren e braktisur të nazistëve Prora afër bregut të detit Baltik, në një qendër turistike.

Autoritetet lokale edhe zyrtarisht i kanë dhënë statusin e pushimores, që do të thotë se në të ardhmen do të mund të vënë taksë prej 2,85 euro për person për një ditë, transmeton Telegrafi.


“Është dëshmi e një niveli të lartë të turizmit dhe tregon që në Prora do të vazhdojnë investime për ta bërë vërtetë një qendër turistike”, ka deklaruar zëdhënësi i komunës Binca ku edhe gjendet kjo pushimore.

Ky kompleks gjigant përbëhet nga disa ndërtesa gjashtëkatëshe në një gjatësi prej 4.5 kilometrave dhe gjendet pranë plazhit në ishullin Rigen.

Tri vite para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitler kishte urdhëruar ndërtimin e Prores si një nga qendrat më të mëdha botërore turistike, ku kishin marrë pjesë mbi 20 mijë punëtorë për ta realizuar këtë projekt.

Megjithatë lufta ua ndryshoi planet dhe kështu projekti kishte mbetur në gjysmë në vitin 1939, kurse gjatë kohës së DDR-it kishte shërbyer si bazë ushtarake.

80 vite më vonë ky lokacion i kaloi në pronësi kompanisë ndërtimore gjermane “Metropol Marketing”, e cila kishte investuar shuma të majme në restaurim, duke e shndërruar Proren në qindra apartamente luksoze që kanë mundur të merren me qira apo të blihen.

Në kompleks gjendet edhe hoteli, bujtina, dyqanet me mallra të markave të njohura si dhe restorantet me ushqim nga kuzhinat e njohura evropiane. Pushuesit e parë do të mund të akomodohen në këtë kompleks gjatë muajit të ardhshëm, kur edhe do të hapë dyert për pushuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Kalo në kategori