LAJMI I FUNDIT:

Uratë (“mallkim”) për ata që tallen me fatin tonë: U bëfshin fëmija juaj të dijshëm e të ndershëm!

Uratë (“mallkim”) për ata që tallen me fatin tonë: U bëfshin fëmija juaj të dijshëm e të ndershëm!

A ju kujtohet pleqnari nga Drenica, Tahir Berisha? Urtësia e tij e pashoqe, aktuale edhe për të sotmen?

I rrethuar nga mendjemëdhenjtë e dallkaukët, nga mediokrët e matrapazët, me zemrën e plastë do ta thotë nëmën që vet e vuante: “U bëfsh e mos paç ku me u bo”!

Fatkeqësisht, pothuajse asgjë s’ka ndryshuar nga koha e tij, sepse të jesh Tahir Berishë është si të jesh i mallkuar. Të kesh dijeninë dhe ndershmërinë e tij, në një rreth ku nuk sundon as nderi e as dija, je i humbur, i papërfillur e i vuajtur. Nuk bën jetë, por mbijetesë; je i vdekur për së gjalli! Je personazh barsoletash, i vetmuar e i detyruar të debatosh me injorantin, ta barazosh veten me të e të humbasësh menjëherë nga përvoja e tij.

Prandaj, Tahir Berisha mallkoi njerëzit e ligj, që ta ndjejnë në lëkurën e tyre fatin e tij. Mallkimi i tij ishte si uratë për popullin, që të përparojë e të mos linte kund vend për të keqin. I ligu do të bëhet, por të mos ketë për ku! Të mos ketë vend për ta dëgjuar, për t’iu frikësuar, e aq më pak për të sunduar!

Meqë mallkimin nuk e mbështet asnjë besim, atëherë çfarë duhet të themi për ata që e shkatërruan shpresën për të ardhmen, në Kosovë, në Shqipëri…? Çfarë duhet t’ju dëshirojmë atyre me “punën” e të cilëve po e zbrazin vendin? Atyre që një të tretën e qytetarëve e sollën buzë greminës, të jetojë me më pak se dy euro në ditë – më keq se një lopë e Francës? Atyre që lakminë e turpin i kanë të pashtershme? Shërbëtorëve e servilëve të tyre që u pëlqen ky kaos, sepse në një vend ku sundon e mira nuk dinë të notojnë?

T’ju themi që të vuajnë ata e familjet e tyre, siç po vuan shumica e familjeve të Kosovës? Që të jenë viktima të Maksimës së Artë e të përjetojnë pikërisht atë që po ua bëjnë të tjerëve?

Jo! Assesi jo.

Duhet t’ua japim një uratë të mirë, që e do secili njeri normal në një shoqëri normale: u bëfshin fëmija juaj të dijshëm e të ndershëm. Kaq!

U bëfshin të mësojnë e të kërkojnë shkollim meritor; u bëfshin ta duan vendin e popullin; u bëfshin që ta luftojnë të keqen, nepotizmin e injorancën; u bëfshin të kërkojnë barazi mes të fortit e të dobëtit; u bëfshin të sinqertë e modestë; u bëfshin ta dallojnë patriotin nga tradhtari, punëtorin nga dembeli, të zgjuarin nga i padijshmi, të vërtetën nga gënjeshtra…

U bëfshin punëtorë e kërkofshin të ndërtojnë gjithçka me dije e me mund. U bëfshin të duan të jenë të barabartë mes të barabartëve. U bëfshin e paçin ku, edhe që t’ju njohin, t’ju shohin drejt në sy… e të turpërohen, nga ju.

U bëfshin për ta bërë një shoqëri të mirë e të zhbëjnë përgjithmonë të keqen tuaj… gjurmët tuaja!

U bëfshin pra, të dijshëm e të ndershëm.

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori