LAJMI I FUNDIT:

Uragani Irma mund të shkatërroj vilën luksoze të Donald Trumpit, shikoni si duket ajo (Foto)

Uragani Irma mund të shkatërroj vilën luksoze të Donald Trumpit, shikoni si duket ajo (Foto)

Uragani Irma që është rritur në kategorinë e pestë dhe që po “sillet” rreth ishujve Karaibe, mund t’i shkaktoj dëme të mëdha vilës luksoze të presidentit amerikan Donald Trump, në ishullin Saint Martin e cila vlen 28 milionë dollarë, raporton Independent.

Ky uragan erërat e të cilit lëvizin me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, mund t’i shkaktojnë dëme edhe disa pronave tjera të presidentit amerikan që gjenden në Karaibe dhe Florida, transmeton Telegrafi.


Sipas medieve amerikane, vila luksoze e Trumpit e cila është në shitje dhe që posedon 11 dhoma gjumi, gjendet në mes të rrugës në të cilën po lëviz uragani Irma.

Nuk dihet se pse kjo pronë është në shitje, duke marrë parasysh faktin se Trump kishte fituar nga ajo nga 200 mijë deri në dy milionë dollarë, duke e lëshuar me qira nga viti 2014 deri më 2016. /Telegrafi/