LAJMI I FUNDIT:

Ura e Ibrit, shembull se gjërat që janë dukur të pamundura mund të bëhen realitet

Ura e Ibrit, shembull se gjërat që janë dukur të pamundura mund të bëhen realitet

Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës dhe të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë qëndruar sot në Mitrovicë, ku edhe janë njohur për së afërmi me punimet rreth rivitalizimit të urës së Mitrovicës. Ata janë shoqëruar edhe nga kryetari i kësaj komune Agim Bahtiri.

Bahtiri me këtë rast ka thënë se punimet rreth rivitalizimit të urës do të përfundojnë gjatë këtij viti, ndërsa përurimi i urës do të bëhet në janar të vitit të ardhshëm.


Ai tha se kjo urë nuk është kufiri serb, por ura që bashkon qytetin.

“Jemi të kënaqur me gjithë punët që po kryhen”, ka thënë Bahtiri.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme Elmi Reçica dhe Pal Lekaj, përfaqësues të KDI-së, përfaqësues të dy komunave të Mitrovicës, asaj në jug dhe veri, si dhe shoqërisë civile, kanë mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Dialogu Kosovë – Serbi, impakti në jetën e qytetarëve”.

Reçica, tha se ky është shembull konkret se gjërat të cilat janë konsideruar të pamundura mund të bëhen reale, si dhe sipas tij kjo urë e cila është konsideruar si urë e ndarjes tashmë është duke u bërë urë e komunikimit.

“Ky është një shembull konkret se gjërat të cilat para një kohe janë dukur të pamundura mund të bëhen reale dhe mund të jenë gjëra të cilat funksionojnë. Kjo urë ju e dini që ka qenë për një kohë të gjatë simbol i ndarjes dhe tash po shihet që është duke u bërë një urë e komunikimit. Të gjithë këndej dhe andej urës janë qytetarë të shtetit të Kosovës dhe ky shtet është shtet i cili i garanton të gjitha të drejtat dhe liritë edhe komuniteteve pakicë edhe komuniteteve tjera të cilët janë qytetarë të këtij vendi” , tha Reçica.

Ndërsa, Pal Lekaj tha se ura çdoherë ka bashkuar qytetarët dhe se sot kanë ardhur që të shohin ndikimin e marrëveshjes, dialogun që të shkojënë favor të qytetarëve dhe që të bëhet trajtimi i barabartë i qytetarëve. Lekaj shtoi se është obligim që qytetarët të kenë një trajtim të barabartë.

Ndërsa, i pyetur rreth dialogut deputeti Lekaj, tha se AAK çdoherë përkrah të mirën për qytetarët e Kosovës dhe se banorët e veriut të Mitrovicës janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe asnjëherë diçka tjetër.

Në këtë tryezë, u tha mes tjerash se qëllimi është që të promovohet bashkëbisedimi në mes të deputetëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile, si dhe qytetarëve, lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori