Jules Kounde është njëri nga mbrojtësit më të mirë në La Liga dhe po paraqitet mjaftë mirë te Sevilla.

Mbrojtësi i talentuar francez po ndiqet nga disa skuadra të mëdha, por Manchester United e ka bërë transferimin e tij si primar.


Djajtë e Kuq duan ta përforcojnë repartin defensivë dhe e shohin Kounden si lojtarin e duhur për mbrojtjen.

Kounde felicita Ocampos gol 1543656350 133698664

22-vjeçari falë paraqitjeve të mrekullueshme me Sevillën e ka rritur ndjeshëm edhe vlerën e tij.

Klubi spanjoll kishte refuzuar ofertat e Manchester Cityt dhe Juventusit verën e kaluar, por United do të tentojë në vitin 2021 transferimin e tij.

Mediat angleze kanë raportuar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për francezin.

Screenshot 1 38

Kounde këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola, por ajo që vlen më shumë për të është paraqitja e jashtëzakonshme në repartin defensivë. /Telegrafi/

telegrafi sport app