LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Shkencave Shoqërore në Ankara: Deri në 2030 muslimanët mund të përbëjnë 8 për qind të popullisë së Evropës

Universiteti i Shkencave Shoqërore në Ankara: Deri në 2030 muslimanët mund të përbëjnë 8 për qind të popullisë së Evropës

 Një e pesta e popullsisë muslimane në botë jeton në hapësirën evropiane, Amerikën e Veriut dhe Australi, kurse pritet që popullsia mulimane deri në vitin 2030 të përbëjë 8 për qind të popullsisë së përgjithshme të Evropës, thuhet në raportin e publikuar nga Universiteti i Shkencave Shoqërore në Ankara.

Organizuar nga Qendra për Kërkime dhe Trajnime në fushën e statistikave, ekonomisë dhe çështjeve sociale për vendet islame (SESRIC) dhe Drejtorisë së Diasporës Turke dhe Komuniteteve Mike (YTB) në Stamboll sot filloi seminari dy-ditor me temë: “Diaspora muslimane: pritjet dhe sfidat për paqe globale dhe prosperitet”, kurse fokusi do të jetë në raportin global mbi diasporën muslimane.


Ky seminar sjell së bashku zyrtarë të lartë të shumë vendeve, përfaqësues të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave dhe studiuesve joqeveritarë, raporton Anadolu Agency.

Sipas një raporti të përgatitur në Universitetin e Shkencave Shoqërore në Ankara, u gjet se rritje e popullsisë muslimane nuk është regjistruar vetëm në rajonet e Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe Azi-Paqësorit. Këtu u potencua se një e pesta e popullsisë së përgjithshme muslimane në botë jeton në Evropë, Amerikën Veriore dhe Australi.

Raporti tregon se në Evropë jetojnë 44 milionë muslimanë dhe se numri i muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kaloi shifrën prej 5 milionë.

Sipas raportit, është parashikuar që muslimanët deri në vitin 2030 të përbëjnë 8 për qind të popullsisë së përgjithshme të Evropës si dhe 2.1 për qind të popullsisë së SHBA-ve. Përveç kësaj, pritet që deri në vitin 2030 të paktën 79 vende në botë të kenë popullatë muslimane 1 milionëshe.

Në trend Botë

Më shumë
Vdiq pasi vendasit e bindën të bënte dush: Historia e pabesueshme e 'njeriut më të ndyrë në botë' që kaloi 60 vjet pa u larë

Vdiq pasi vendasit e bindën të bënte dush: Historia e pabesueshme e 'njeriut më të ndyrë në botë' që kaloi 60 vjet pa u larë

Botë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Putini shkarkon dy figura kryesore – eksperti shpjegon arsyet e 'riorganizimit shokues' të presidentit rus

Putini shkarkon dy figura kryesore – eksperti shpjegon arsyet e 'riorganizimit shokues' të presidentit rus

Botë
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Serbia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë
Kalo në kategori