LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prishtinës vazhdon ngritjen në rangimin botëror të Webometrics

Universiteti i Prishtinës vazhdon ngritjen në rangimin botëror të Webometrics

Universiteti i Prishtinës, në azhurnimin e korrikut të Webometrics-it, është ngritur për 103 vende nga janari i këtij viti, kur është publikuar edhe renditja paraprake e rreth 12 mijë institucioneve të arsimit të lartë nga mbarë bota.

Sipas njoftimit nga UP-ja në një kohështrirje vjetore, nga korriku i vitit 2022, UP-ja është ngritur për 130 pozicione më lart.


Sipas Webometrics, në rangimin kontinental, UP-ja është në top 1 mijë universitetet, i renditur në vendin e 960 në mesin e 6010 institucioneve nga Evropa që i nënshtrohen këtij rangimi.

Webometrics është renditje e institucioneve të arsimit të lartë, e cila realizohet çdo gjashtë muaj nga Cybometrics Lab (Spanish National Research Council, CSIC). /Telegrafi/