LAJMI I FUNDIT:

Universiteti më i madh publik amerikan, Arizona State University (ASU) vjen në Kosovë, si partner i Kolegjit Universum (UNI)

Universiteti më i madh publik amerikan, Arizona State University (ASU) vjen në Kosovë, si partner i Kolegjit Universum (UNI)

Fuqizuar nga Arizona State University, Kolegji Universum do të evoluojë dhe shndërrohet në UNI – Kolegji Ndërkombëtar Universum, duke përforcuar vizionin e ofrimit të arsimit të klasit botëror në Kosovë, me çmim të përballueshëm.

Prishtinë, KOSOVË, 30 mars 2023. UNI – Kolegji Ndërkombëtar Universum (UNI) dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU) sot kanë bërë zyrtar partneritetin strategjik mes tyre në një event që u mbajt në Prishtinë. Ky bashkëpunim bën të mundur që studentët të marrin edukim të klasit botëror në Kosovë, fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA me mbi 150,000 studentë.

Sipas US News & World Report, aktualisht Arizona State University (ASU) renditet si universiteti numër një më inovativ në SHBA për tetë vite radhazi (2016 -2023). Ndërsa UNI zgjeron reputacionin e tij si institucioni më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, ky partneritet i ri do të ndihmojë në hapjen e mundësive të reja duke kultivuar më tej programet dhe praktikat ekzistuese dhe do t’u mundësojë studentëve të marrin një arsim të klasit botëror në Kosovë, me një çmim të përballueshëm.

Ndryshe nga çdo iniciativë tjetër e arsimit të lartë, ky partneritet strategjik e transformon UNI-në në një lider rajonal me aftësi të jashtëzakonshme operacionale dhe dixhitale, dhe fuqizon të gjithë studentët dhe stafin e UNI-t përmes ofrimit të qasjes në arsimin e klasit botëror në Kosovë.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit me universitet amerikane, presidentja Vjosa Osmani deklaroi: “Jam e bindur se përmes lansimit të partneriteti strategjik me Universitetin Shtetëror të Arizonës, ju do të kontributoni që raportet tona të thellohen gjithnjë e më shumë. E them këtë si një person që ka përfunduar studimet në SHBA. Hapja ndaj mundësive të reja, pjesëmarrja në projekte e nisma të shumta, njoftimi me shoqërinë e kulturën amerikane, ekspozimi ndaj mentalitetit dhe kulturës së punës, janë kujtimet e investimi më i çmuara që i gëzoj sot e kësaj dite dhe do t’i çmoj përherë.”

Partneriteti i ri bashkëpunues i UNI-t me ASU-në do të sigurojë që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

“Cilësia, inovacioni, ndërkombëtarizimi dhe përvoja studentore janë vetëm disa nga shtyllat që kanë definuar institucionin tonë për gati njëzet vjet, duke formësuar mënyrën se si ne mendojmë t’iu  shërbejmë sa më mirë studentëve tanë sot dhe dekadave në vijim,” tha Alejtin Berisha, President i UNI – Kolegji Ndërkombëtar Universum. “Duke iu bashkuar Aleancës ASU-Cintana, ne po i zgjerojmë zotimet ekzistuese dhe po e forcojmë UNI-në si institucionin kryesor në Kosovë për arsimim global. Jemi shumë të lumtur që kemi lidhur këtë partneritet me ASU dhe Cintana Education dhe mezi presim ta shohim zgjerimin e impaktit tonë tek rritet në vazhdim.”

“Është mision i statutit të universitetit tonë që të bëjë arsimin e lartë të klasit botëror të arritshëm për nxënësit dhe studentët e kualifikuar, pavarësisht nga prejardhja dhe gjeografia e tyre” tha Nancy Gonzales, Nancy Gonzalez, Provost (Rektorja) e Arizona State University. “Si një institucion i fuqizuar nga ASU, Kolegji Ndërkombëtar Universum do të mbështetet në ekspertizën e ASU-së si dhe të institucioneve të tjera anëtare të Aleancës ASU-Cintana, duke i përgatitur studentët e rajonit që të fuqizohen për të konkurruar në ekonominë globale.”

Aleanca ASU-Cintana është një rrjet global i universiteteve inovatore dhe ambicioze nga SHBA, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine, që punojnë së bashku për të ndërtuar dhe strukturuar programe akademike me cilësi të lartë, të cilat u përgjigjen nevojave ekonomike dhe sociale të vendit të tyre. Anëtarët e Aleancës ASU-Cintana përfitojnë nga qasja në burimet e ASU-së, si kurrikulat, ekspertiza në mësimin dixhital dhe njohuritë se si të ndërtohen programe kërkimore të klasit botëror. Aleanca ASU-Cintana u krijua përmes partneritetit midis Cintana Education dhe Universitetit Shtetëror të Arizonës.

“Për gati dy dekada UNI ka qenë lider në Kosovë, duke definuar karakteristikat shembullore të ndërmarrësisë, ndërkombëtarizimit dhe cilësisë në një universitet”, tha Douglas Becker, Kryetar dhe themelues i Cintana Education. “Kjo është arsyeja kryesore pse e kemi zgjedhur UNI-n të bëhet partneri ynë në rajon dhe jemi të kënaqur të punojmë së bashku me ekipin e tyre dhe ASU-në për të përcaktuar kapitullin e ardhshëm për UNI-n dhe për Kosovën”.

Rreth Universitetit Shtetëror të Arizonës

Universiteti Shtetëror i Arizonës ka zhvilluar një model të ri kërkimor për universitetin amerikan, duke krijuar një institucion të përkushtuar në qasshmëri, përsosmëri dhe impakt. ASU matet përmes atyre që i përfshin dhe jo atyre që i përjashton. Si prototipi i universitetit të ri amerikan, ASU kryen kërkime që kontribuojnë në të mirën publike dhe merr përgjegjësi të madhe për vitalitetin ekonomik, social dhe kulturor të komunitetit që e rrethon.

www.asu.edu

Rreth Cintana Education

Cintana Education u mundëson universiteteve në mbarë botën të rrisin cilësinë dhe shkallën e tyre akademike për t’u dhënë më shumë studentëve arsimin që u nevojitet dhe e meritojnë. Cintana ofron ekspertizë të klasit botëror dhe qasje në burimet në pronësi të saj dhe ato të Universitetit Shtetëror të Arizonës, një universitet i klasit botëror që bashkëndan vizionin e njëjtë për zgjerimin e qasjes përmes rritjes dhe inovacionit. Së bashku, po ndërtojnë Aleancën Cintana, një rrjet ndërkombëtar universitetesh që po punojnë së bashku për të përmbushur kërkesën globale në rritje për arsim universitar të cilësisë së lartë.

www.cintana.com

Rreth Kolegjit Universum, tani Universum International (UNI)

Kolegji Universum është institucion i arsimit të lartë që veçohet për ofrimin e mundësive arsimore cilësore, të arritshme dhe të përballueshme për studentë kosovarë dhe ndërkombëtarë përmes përsosmërisë në mësimdhënie, mësimit tërjetësor, kërkimit të aplikueshëm dhe ndërtimit të partneriteteve, duke i përgatitur kështu studentët që të bëhen qytetarë të përgjegjshëm dhe të suksesshëm, që mbështesin zhvillimin e Kosovës dhe të rajonit. Me theksin gjithnjë në rritje të globalizimit, Kolegji Universum ka përfshirë ndërkombëtarizimin dhe rajonalizimin në perspektivat e tij zhvillimore. Sot, Kolegji Universum njihet si institucioni më i ndërkombëtarizuar i arsimit të lartë në Kosovë, duke krijuar me krenari bashkëpunimin me disa nga institucionet arsimore më të respektuara në botë.

Artikull i sponzorizuar