LAJMI I FUNDIT:

Unitedi e do me çdo kusht Koulibalyn, por duhet ta thyej rekordin e transferimeve për mbrojtës  

Unitedi e do me çdo kusht Koulibalyn, por duhet ta thyej rekordin e transferimeve për mbrojtës  
Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi e ka bërë Kalidou Koulibalyn e Napolit, objektivin e tyre primar të transferimeve, por do të duhet të thyejë rekordin e transferimeve për një mbrojtës.

Sipas mediumit anglez Daily Mirror, Unitedi do të kërkojë të forcojë katërshen e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Ky medium shton se Djajtë e Kuq e kanë etiketuar reprezentuesin e Senegalit, Koulibaly, si nënshkrimin e tyre potencial për afatin e verës.


Koulibaly rreth shkrimeve që e lidhin me Unitedin: Dua fakte, pastaj flasim
Lexo po ashtu Koulibaly rreth shkrimeve që e lidhin me Unitedin: Dua fakte, pastaj flasim

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë më parë se ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh për 27-vjeçarin, i cila besohet të jetë nga Unitedi, kështu që çdo ofertë nga klubi anglez duhet të jetë më i lartë se kjo.

Koulibaly është njëri nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Aktualisht, çmimi rekord për një mbrojtës është 75 milionë euro, të cilin e pagoi Liverpooli te Southamptoni për Virgil Van Dijk në janar të vitit 2018.

Djajtë e Kuq e konsiderojnë Koulibalyn si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të rindërtojë mbrojtjen e tij, pasi United pranoi 54  gola në ligë këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori