LAJMI I FUNDIT:

Unitedi dhe Bayerni vazhdojnë ndjekjen për Ziyech

Unitedi dhe Bayerni vazhdojnë ndjekjen për Ziyech
Hakim Ziyech (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu po vështrojnë mesfushorin me tipare sulmuese të Ajaxit, Hakim Ziyech.

Sipas gazetës gjermane Bild, Unitedi dhe Bayern Munichu po ndjekin Ziyech për afatin kalimtar veror.

Bayerni shpreson të forcojnë krahët e sulmit këtë verë, pasi dëshiron t’i zëvendësojë dyshen Arjen Robben dhe Franck Ribery.


Bayerni mendon të dërgojë ofertë për Hakim Ziyech
Lexo po ashtu Bayerni mendon të dërgojë ofertë për Hakim Ziyech

Ata e shohin Ziyech, 26 vjeç, si transferim të  përsosur, pas shkëlqimit të tij me Ajaxin në Eredivisie dhe Ligën e Kampionëve.

Ziyech ka shkëlqyer këtë sezon me Ajaxin (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Bayern do të përballet me konkurrencë nga Unitedi – të cilët gjithashtu synojnë të shtojnë cilësi në radhët e tyre sulmuese.

Drejtuesi i Ajaxit, Marc Overmars kohëve të fundit ka pranuar se klubi nuk do të bllokojë Ziyech që të largohet këtë verë.

Klauzola shumë e ulët e Ajaxit për yllin e saj Hakim Ziyech, shumë klube do ta paguanin me dëshirë
Lexo po ashtu Klauzola shumë e ulët e Ajaxit për yllin e saj Hakim Ziyech, shumë klube do ta paguanin me dëshirë

“Ai largohet kur vjen një klub i madh, ai është në fokus për shkak të arritjeve të tij në Ligën e Kampionëve”.

“Shumë klube të mëdha janë duke qëndruar rreth tij. Ne i premtuam Hakimit që do të pranojmë një transferim të mirë”, ka thënë Overmars. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori