LAJMI I FUNDIT:

United në janar fillon bisedimet me Dortmundin për Sanchon

United në janar fillon bisedimet me Dortmundin për Sanchon
Jadon Sancho. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Jadon Sancho vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Manchester Unitedit.

Sulmuesi i talentuar anglez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e klubit gjerman dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

Djajtë e Kuq janë skuadra që është interesuar më së shumti për transferimin e tij dhe në janar pritet të fillojnë bisedimet me Dortmundin.

‘Daily Mail ka raportuar se United është gati të nisë një ofertë të parë prej 115 milionë euro për transferimin e Sanchos.

19-vjeçari kohëve të fundi i ka ftohur raportet me klubin aktual duke marrë javë më parë një dënim nga Dortmundi, për një ndeshje moslojë.

Jadon Sancho. (Photo by Sebastian Widmann/Getty Images)

Reprezentuesi anglez ka shprehur dëshirë që një ditë të rikthehet në Ligën Premier, por mbetet të shihet nëse Dortmundi e lejon largimin e tij në janar.

Ndërkohë mediat në Gjermani kanë raportuar se për ta lënë të lirë Sanchon, Dortmundi shpreson që të fitojë rreth 150 milionë euro.

Kujtojmë që Sancho është futbollist i dalë nga akademia e Watfordit, para se të luante edhe me të rinjtë e Cityt.

Përveç Unitedit, për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Manchester City, Chelsea, Liverpool, Real Madrid e Paris Saint Germain. /Telegrafi/