LAJMI I FUNDIT:

United i falet golit të Martialit, triumfon ndaj Tottenhamit (Video)

United i falet golit të Martialit, triumfon ndaj Tottenhamit (Video)

Manchester United ka arritur të triumfojë në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë shënuar fitore para shikuesve të vetë në stadiumin “Old Trafford” kundër Totenham Hotspurs me rezultat 1-0.


Megjithëse të besuarit e Jose Mourinhos dominuan në ndeshje e sotme, në pjesën e parë nuk arritën të tundin portën e kundërshtarëve.

United kishte të vetmin rast që vlen të theksohet në minutën e 12, kur goditjen e Marcus Rashford nga afërsia e ndali Hugo Lloris.

Young dhe Alli mundohen të qërojnë hesapet, por më të keqen e ndalin Lukaku dhe Sissoko

Edhe në pjesën e dytë vendasit krijuan më tepër raste, por të cilat nuk u konkretizuan deri dhjetë minuta para përfundimit të takimit.

Romelu Lukaku nuk mund të dërgoi topin në portë në të 73 minutë ndërsa një rast të mirë e pati edhe Antonio Valencia.

Në anën tjetër, Delle Alli në të 76 minutë nuk mundi t’i ndërroj krahun topit për ta dërguar në rrjet.

Padyshim që një ndër rastet më të mira në ndeshje e pati Lukaku, i cili në minutën e 78 e goditi shtyllën vertikale të portierit francez të Spursave.

Momenti kur Lukaku godet shtyllën vertikale të Spursave

Por, goli u realizua dy minuta më vonë, kur topin e rikthyer në lojë nga ana e David de Geas, Romelu Lukau e dërgoi me kokë te Anthony Martial, i cili nuk gaboi para portës së Tottenhamit.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati raste për tu veçuar dhe kështu, takimi përfundoi me rezultatin 1-0 për Unitedin.

Pas kësaj, United ka 23 pikë dhe zë pozitën e dytë gjersa Tottenham renditet në vendin e tretë me 20 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori