Manchester United e ka lënë përsëri Romelu Lukakun jashtë ndeshjeve miqësore, duke shtuar edhe më shumë spekulimet se belgu po kalon te Interi.

Sulmuesi belg ishte lënë jashtë skuadrës gjatë fitores 2-0 ndaj Perth Glory në fundjavën e kaluar, derisa nuk ishte as në bankën rezerve në miqësoren ndaj Leeds United.

Në disa lajme që dalin nga kampi i Djajve të Kuq, thuhet se 28-vjeçari ka pësuar një tjetër lëndim gjatë seancave stërvitore.

Romelu Lukaku (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sipas Het Laaste Nieuws, korrespodenti nga Liga Premier, Kristof Terreur, skuadra angleze po i pret Nerazzurët për një ofertë të përmirësuar.

Lukaku kurrë më afër Interit, oferta e fundit 80 milionë euro Lukaku kurrë më afër Interit, oferta e fundit 80 milionë euro

AS raportoi dje (16 korrik) se Interi ishte i gatshëm t’i paguante 80 milionë eurot që po i kërkon Manchester United, mirëpo Sky Sports bëri të ditur se ata do të ofrojë vetëm 60 milionë.

Skuadra italiane shpreson që ta mbyll transferimin e Lukakut në ditët e ardhshme, për t’u lënë kështu hapësirë Djajve të Kuq që ta gjejnë zëvendësuesin e sulmuesit. /Telegrafi/