LAJMI I FUNDIT:

Ulje drastike e numrit të nxënësve në Tetovë, mungojnë edhe tekstet shkollore

Ulje drastike e numrit të nxënësve në Tetovë, mungojnë edhe tekstet shkollore
Reklama

Viti shkollor në Tetovë ka filluar me shqetësimin për uljen drastike të numrit të nxënësve.

Këtë vit për herë të parë në bankat shkollore janë ulur rreth 1000 nxënës numër ky më i ulët se viti i kaluar ndërsa ulje më të madhe të nxënësve ka në arsimin e mesëm edhe atë për rreth 200 në krahasim me një vit më parë, shkruan Alsat.


“Gjithësej në komunën tonë janë regjistruar 991 filloristë, që në krahasim me vitin paraprak kemi një rënie prej 50 nxënësve. Sa i përket nxënësve në shkollat e mesme kemi një numër prej 1159 nxënës që për fat të keq, në krahasim me vitin e shkuar kemi një rënie të një numri prej 200 nxënësish, shkaku i migrimit të tyre në vendet perëndimore”, tha Nazmi Dauti, përgjegjës për arsim i komunës së Tetovës.

Nga komuna thonë se përkundër uljes së numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë, mbyllje të paraleleve nuk do të ketë.

Një nga shkollat fillore ku ka ulje të numrit të nxënësve është edhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Poroj.

“Jemi të gatshëm për të filluar dhe çdo gjë është në rregull. Sa i përket numrit të nxënësve është evidente se ka një rënie drastike edhe pse ne ende po mbahemi sepse kemi tre fshatra Poroj, Xhepçisht e Gjermë, megjithatë kemi kërkesa çdo ditë nga prindër që po transferohen në vende të ndryshime të Evropës”, tha Bujar Islami, drejtor i Sh.F “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” -Poroj.

“Për dallim prej filloreve ku problem mbetet vetëm ulja e numrit të nxënësve filloristë, në shkollat e mesme vazhdon të mbetet problemi i vjetër. Në Tetovë, në gjitha shkollat e mesme mungojnë më se 20.000 libra”, raporton Alsat.

Përveç mungesës së librave, nxënësit e fshatit Sellcë mësimin e ka nisur në objektin e vjetër me mungesë të kushteve adekuate pasi akoma nuk janë përmbushur premtimet për ndërtimin e një objekti të ri./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

Vrasja e Liridonës nga bashkëshorti i saj, Karamuço: Ajo u vra sepse ka ditur një sekret shumë të madh

Drejtësi
“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

“Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore

Drejtësi
Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Zbardhja e vrasjes së Liridonës, eksperti: Policia vendosi kamera të fshehta në afërsi të vendit të krimit

Lajme
Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

Familja Ademaj kërkon t'u lejohet që nesër ta rivarrosin Liridonën

Lajme
Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

Pacolli sqaron raportet e tij me Naim Murselin, të dyshuarin për porositjen e vrasjes së gruas së tij

Lajme
Çfarë diskutonte ish-prokurori Metush Biraj me Shkodran Pulajn për gjykimin për 130 kg marihuanë?

Çfarë diskutonte ish-prokurori Metush Biraj me Shkodran Pulajn për gjykimin për 130 kg marihuanë?

Drejtësi
Kalo në kategori