LAJMI I FUNDIT:

Ulja e taksave për biznesin në Shqipëri, krijon vende të reja pune dhe rrit të ardhurat

Ulja e taksave për biznesin në Shqipëri, krijon vende të reja pune dhe rrit të ardhurat

Mbi 11 mijë biznese në të gjithë vendin, nga 1 janari i këtij viti përfitojnë ulje të tatim fitimit nga 15% në vetëm 5%, si rezultat i rritjes së xhiros vjetore nga 8 milionë lekë në 14 milionë lekë.

Një lehtësi të tillë nga ky fillim viti ka fituar edhe një familje e cila tashmë ka zgjeruar biznesin e vet në stampimin e uniformave të ndryshme.


Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë biznes familjar të trashëguar që tashmë paguan tre herë më pak duke u dhënë mundësinë për të rritur fuqinë punëtore, por edhe pagat e punonjësve.

“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në fejsbuk e në kafene, po krijojnë punë e vende pune dhe rrisin të ardhurat përmes punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

“Është një biznes familjar i trashëguar nga mamaja ime. Në përgjithësi puna në tregun e brendshëm këtë vit na ka lejuar të punojmë me uniforma të ndryshme, me shkollat. Ka qenë një vit suksesi, mendoj se edhe ky vit me uljen e fashës, do të jetë një vit edhe më i suksesshëm se ai i mëparshmi. Këtë viti i kemi kapur 73 milionshin e vjetër. Unë jam shumë e kënaqur, por duke parë që ulja e fashës na e rrit mundësinë, mendoj që të shtoj edhe fuqinë e punës”, shprehet vajza e kësaj familje e cila tashmë e menaxhon vetë.

“Ky është edhe qëllimi që të paguani tre herë më pak taksa, por të rrisni fuqinë punëtore edhe pagat e këtyre madje”, u shpreh kryeministri Rama.

Duke pohuar një fakt të tillë, ajo shton se këtë vit u është dhënë mundësia që të bëjnë edhe investime.

“Njëra prej këtyre investimeve është makina e qëndisjes pasi jemi futur në pjesën e uniformave dhe kompani të ndryshme kërkojnë t’i personalizojnë gjërat dhe është investim goxha i mirë. Është një biznes i konsoliduar, ka qenë i prindërve tanë, por unë kam mbaruar për një gjë tjetër. Ndërkohë them që zanati është një gjë që neve na duhet edhe pse jemi brez i ri them se fuqia më e madhe qëndron tek ajo çfarë di të bësh”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori