Për dhjetë herë është ulur përdorimi i qeseve të plastikës brenda një viti në Maqedoninë e Veriut. Ulja e përdorimit të qeseve të plastikës është rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit për menaxhimin e ambalazheve dhe mbeturinave nga ambalazhi.
Organizatat që në fokus kanë ambientin jetësorë thonë se ligji në fjalë ka dhënë rezultate me faktin që është ulur përdorimi i qeseve të plastikës. Ato shtojnë se ende mbetet punë për sa i përket vetëdijesimit të qytetarëve për të hequr dorë nga këto qese jo për shkak çmimit, por për shkak të dëmit që i shkaktojnë natyrës.
“Në bazë të analizave që i kemi realizuar më herët, rreth pesë mijë tonelata mbeturina shkaktohen nga qeset e plastikës, dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit në fjalë, tani kemi vetëm rreth 50 tonelata mbeturina nga qeset e plastikës. Kjo tregon se qytetarët zhvillojnë shprehi të shëndosha ekologjike, mbase për shkak të detyrimit se duhet paguar, megjithëse do të doja që më shumë kjo të jetë për mbrojtjen natyrës”, thotë Borçe Kuzmanovski, nga organizata joqeveritare për mbrojtjen e ambientit jetësor “Eko Svest”.
Ambientalistët theksojnë se afaristët, për të mos i humbur blerësit, i shmangen ligjit duke dhënë qese pa doreza.
“Problemi u paraqit tek ambalazhimi i pemëve dhe perimeve, me ç`rast pas hyrjes në fuqi të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave për një kohë të shkurtër u përdorën qese të letrës dhe menjëherë pas kësaj filloi të bishtnohet ligji në fjalë, ashtu që u kthyen qeset e plastikës, megjithëse atyre u priten dorezat dhe kjo ua bëri më të lehtë qytetarëve që të marrin qese, por mos t’i paguajnë”, thotë Snezhana Vasilevska, aktiviste për mbrojtjen e ambientit jetësor.
Me hyrjen në fuqi të Ligjit për menaxhimin e ambalazheve në Maqedoninë e Veriut nga 1 dhjetori i vitit 2021, qytetarët për t’u shërbyer me një qese plastike të biodegradueshme në dyqan apo ambientet e ndryshme afariste, duhet të paguajnë 15 denarë (rreth 25 centë), qese këto që mund të riciklohen.
Nga Ministria e Ambientit Jetësor thonë se nga shitja e qeseve të biodegradueshme të plastikës deri në fund të vitit pritet të grumbullohen dy milionë euro, mjete këto që do të destinohen në projekte për menaxhimin e mbeturinave.
Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ka theksuar se mjetet e grumbulluara nga shitja e qeseve të plastikës me përbërje biodegraduese, do të destinohen në projekte për menaxhimin më efikas të mbeturinave.
“Programi parashikon financimin e blerjes së 5.000 kontejnerëve dhe mjeteve për seleksionimin e mbeturinave për familjet, të cilat do t’i ndihmojnë komunat të sigurojnë kushte për ngritjen e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Do të përdoret një metodologji e veçantë, gjegjësisht kusht do të jetë që komunat të kenë nënshkruar marrëveshje me trajtuesit kolektivë të mbeturinave”, ka thënë Nuredini.
Por, prodhuesit e qeseve të plastikës ankohen se Ligji për menaxhimin e mbeturinave që ndalon përdorimin e qeseve të plastikës, ua ka vënë drynin më shumë se gjysmës së kompanive me këtë veprimtari.
“Ishin 34 kompani në mbarë vendin, 20 prej të cilave u mbyllën. Ato që mbetën, po luftojnë për të ekzistuar – të sigurojnë pagat e punëtorëve me aq pak porosi që marrim. Gjithkund investohet në riciklim, vetëm te ne menaxhimi i mbeturinave u zgjodh me ndalesën e plotë të qeseve të plastikës”, thotë Aleksandar Borozan, pronar i një kompanie për prodhimin e qeseve të plastikës.
Por, ambientalistët theksojnë se procesi i riciklimit është shumë i kushtueshëm dhe se Maqedonia e Veriut nuk ka kapacitet për të investuar në këtë proces, andaj zgjidhja më e mirë mbetet ndalesa e plotë e përdorimit të qeseve të plastikës./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe