Aktivitet humanitar nga SOS VITA, Shakiri: Mbështetni blerjen e 20 karrocave elektrike për anëtarët e shoqatës


Shoqata SOS VITA nga Shkupi, në muajin shtator do të shënoi shtatë vjetorin e themelimit, me ç'rast Ertan Shakiri nga kjo organizatë ka menduar që të dhurohen20 karroca elektrike për anëtarët e shoqatës.
Shakiri ka apeluar deri tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të kontribuojnë në këtë aktivitet humanitar.
Njoftimi i plotë:
Shoqata SOS VITA, e themeluar më 27 shtator 2019, është një organizatë humanitare që prej themelimit të saj punon pa ndërprerje në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Misioni ynë është të përmirësojmë cilësinë e jetës së tyre, të mbrojmë të drejtat e tyre dhe të krijojmë mundësi për një jetë më të pavarur dhe me dinjitet. Me rastin e përvjetorit të themelimit të shoqatës, që shënohet më 27 shtator, planifikojmë të organizojmë një aktivitet humanitar gjatë të cilit do të dhurohen 20 karroca elektrike për anëtarët tanë me aftësi të kufizuara, të cilët kanë nevojë urgjente për mjete lëvizëse. Çmimi i një karroce elektrike është 1,590 euro, ndërsa vlera totale e projektit është 31,800 euro.
Për realizimin e këtij misioni humanitar, ju drejtohemi me respekt me kërkesën që ta mbështesni këtë iniciativë përmes një donacioni financiar. Çdo kontribut, pavarësisht shumës, do të jetë një investim i drejtpërdrejtë në jetën dhe pavarësinë e personave me aftësi të kufizuara.
Të dhënat për donacion:
Përfituesi: Shoqata SOS VITABanka: Halkbank AD SkopjeXhirollogaria: 270-0734358201-51IBAN: MK07 2707 2200 0037 807
Për çdo informacion shtesë, mund të na kontaktoni:
Shoqata SOS VITA📧 sosvita2018@gmail.com






































