LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit kapin rob lufte ushtarët rusë në Bakhmut: Pse keni ardhur në vendin tonë

Ukrainasit kapin rob lufte ushtarët rusë në Bakhmut: Pse keni ardhur në vendin tonë

Në Bakhmut po vazhdojnë të zhvillohen betejat më të përgjakshme mes ukrainasve dhe rusëve.

Një video amatore shfaq momentin kur ushtarët ukrainas arrijnë të zënë rob lufte ushtarët rusë, që dorëzohen pasi e kuptojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë, transmeton Telegrafi.


E ata ushtarë që dorëzoheshin dhe mbanin të ngritura duart lart, vazhdimisht pyeteshin nga ukrainasit se çfarë kërkojnë në vendin e tyre.

Njëri prej ushtarëve që u lajmërua dhe u identifikua si kazak, tha se është marrë në vendin e tij të punës dhe është dërguar me forcë në luftë në Ukrainë.

Ky nuk është rasti i vetëm që ushtarët rusë filmohen duke u dorëzuar, ndërsa shumica prej tyre akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin, të cilin madje në disa raste e kanë cilësuar si pushtues dhe njeri që i shfrytëzon ushtarët e tij si mish për top.

Që të gjithë ushtarët sipas ukrainasve, do të cilësohen si rob lufte dhe se do të trajtohen sipas ligjeve ndërkombëtare.

Madje ata mund të kenë fatin, ndoshta të jenë pjesë e ndonjë marrëveshje për shkëmbimin e të robërve të luftës mes dy palëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori