LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit bombardojnë një “qendër” tjetër komanduese të rusëve, humbin jetën 100 ushtarë dhe 20 pjesëtarë të FSB-së

Ukrainasit bombardojnë një “qendër” tjetër komanduese të rusëve, humbin jetën 100 ushtarë dhe 20 pjesëtarë të FSB-së

Rusia ka humbur edhe një qendër tjetër komanduese nga një sulm me raketa të realizuar nga ushtria ukrainase në Donbas – duke hedhur në erë një objekt të tërë.

Videoja e filmuar nga qyteti i okupuar ukrainas Lysychansk dhe i postuar në Telegram, shfaq momentin kur raketat ukrainase godasin objektin që shërbente si qendër komanduese e rusëve, transmeton Telegrafi.


Madje ka pamje edhe pas sulmit ku shihet i tërë objekti i rrafshuar dhe flamuri i shqyer i Rusisë, pas hyrjes së forcave ukrainase në atë rajon.

Vdekja “misterioze” e kritikut të madh të Putinit, bankieri i njohur gjendet i vdekur
Lexo po ashtu Vdekja “misterioze” e kritikut të madh të Putinit, bankieri i njohur gjendet i vdekur

Serhiy Haidai, guvernator rajonal, tha se ushtria ukrainase ka goditur me raketa qendrën komanduese – që dikur e kishte përdorur për të njëjtin qëllim Shërbimi Sekret i Ukrainës.

Kievi pretendon se nga ky sulm raketor, kanë humbur jetën 100 ushtarë rusë – përfshirë 20 pjesëtarë të FSB-së ruse.

Predha ukrainase bie pranë ushtarëve rusë, publikohen pamjet e këtij momenti
Lexo po ashtu Predha ukrainase bie pranë ushtarëve rusë, publikohen pamjet e këtij momenti

Një sulm i ngjashëm mbi një qendër komanduese të rusëve ndodhi një ditë më herët, kur “selia” e ushtrisë private të Vladimir Putinit – Wagner u bombardua nga ukrainasit.

Ishte një fotografi e postuar në rrjetet sociale që i “tradhtoi” pjesëtarët e Wagnerit të presidentit rus. Përmes saj, ukrainasit arritën t’i lokalizojnë dhe më pas t’i bombardojnë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori