Ukraina thotë se ka marrë gati kontrollin e plotë në Kherson

Yuriy Sak, një këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, tha për BBC se Ukraina ka marrë “gati kontrollin e plotë” në Kherson.
Në orët e para të së premtes, u bë tërheqja e plotë e trupave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në Kherson, transmeton Telegrafi.
Festa veçse ka filluar në qytetin Kherson, nga ku banorët mirëpritën me brohoritje trupat e para ukrainase.
Drejtoria e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë ka thënë se Khersoni i rikthehet kontrollit të Ukrainës, derisa pjesë të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë hyrë në qytet. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































