LAJMI I FUNDIT:

Ukraina rrëzoi 10 raketa ruse dhe mbi 20 dronë nga sulmet masive ruse gjatë natës

Ukraina rrëzoi 10 raketa ruse dhe mbi 20 dronë nga sulmet masive ruse gjatë natës

Ukraina rrëzoi 10 raketa dhe mbi 20 dronë të lansuara nga Rusia në sulmet që u kryen gjatë natës në kryeqytetin Kiev, në qytetin e Dnipros dhe në rajonet lindore, thanë zyrtarët ukrainas.

Reklama

Moska ka rritur sulmet e saj me raketa dhe dron mbi Ukrainë këtë muaj, duke vërë në cak kryesisht objektet logjistike dhe infrastrukturore përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase, transmeton Telegrafi.

Forca ajrore ukrainase tha se kishte rrëzuar 10 raketa të lëshuara nga Deti Kaspik, 23 drone Shahed të prodhuar nga Irani dhe dy dronë zbulimi.

Ushtria tha se gjithsej 17 raketa dhe 31 dronë ishin lëshuar gjatë sulmeve, të cilat filluan rreth orës 22:00 mbrëmë dhe vazhduan deri në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm.

Disa dronë dhe disa raketa goditën objektivat në rajonet Kharkiv dhe Dnipropetrovsk, thanë zyrtarët. Nuk kishte raportime për viktima.

“Ishte një natë shumë e vështirë. Ishte e zhurmshme – armiku nisi një sulm masiv në rajon me raketa dhe dronë”, tha Serhiy Lysak, guvernatori rajonal i Dnipropetrovsk, në Telegram. “Dnipro e ka pësuar keq”.

Zoti Lysak tha se disa shtëpi, makina dhe kompani private, duke përfshirë një kompani transporti dhe një pikë karburanti, ishin dëmtuar.

Zyrtarët në Kiev thanë se çatia e një qendre tregtare, një shtëpi private dhe disa makina ishin dëmtuar.

Guvernatori i rajonit të Kharkiv raportoi gjithashtu dëme në disa shtëpi dhe objekte industriale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Botë
Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Biden rrëzohet gjatë një ceremonie të diplomimit të kadetëve ushtarakë në Kolorado

Amerika
Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Rusia ka humbur të paktën 60 mijë ushtarë në përpjekjet për të pushtuar Bakhmutin

Evropa
Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Shefi i Wagnerit, Prigozhin: Detyra jonë e radhës mund të jetë mbrojtja e territorit rus

Evropa
Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Zelensky mori mbështetje të fuqishme për furnizimin me aeroplanë luftarakë

Evropa
Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Pavarësisht imunitetit diplomatik, Afrika e Jugut po shqyrton opsionet ligjore lidhur me arrestimin e Putinit

Evropa
Kalo në kategori