LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i quan bisedimet në Jeddah produktive – vjen reagimi i Rusisë

Ukraina i quan bisedimet në Jeddah produktive – vjen reagimi i Rusisë

Një zyrtar i lartë ukrainas tha të dielën se bisedimet në Arabinë Saudite për të ecur përpara drejt një zgjidhjeje paqësore të luftës me Rusinë kishin qenë produktive.

Megjithatë, Moska e quajti takimin një përpjekje të dënuar “për të zhvendosur Jugun Global në mbështetje të Kievit”.


Ndryshe, më shumë se 40 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane, por jo Rusinë, morën pjesë në bisedimet e Jeddah që përfunduan të dielën.

Dhe Ukraina dhe aleatët e saj i quajtën bisedimet një përpjekje për të siguruar mbështetje të gjerë ndërkombëtare për parimet që Kievi dëshiron të jenë baza për paqen, duke përfshirë tërheqjen e të gjitha trupave ruse dhe kthimin e të gjithë territorit ukrainas nën kontrollin e saj.

Duke folur për bisedimet në Jeddah, shefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak tha në një deklaratë: “Ne patëm konsultime shumë produktive mbi parimet kryesore mbi të cilat duhet të ndërtohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Por zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u citua nga media shtetërore të dielën të thoshte se takimi ishte “një reflektim i përpjekjes së Perëndimit për të vazhduar përpjekjet e kota dhe të dënuara” për të mobilizuar Jugun Global pas pozicionit të Zelenskyt.

Ndërkohë Ministria e Medias e Arabisë Saudite tha se pjesëmarrësit kishin rënë dakord për rëndësinë e vazhdimit të konsultimeve për të hapur rrugën për paqen.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se pjesëmarrësit kanë planifikuar të krijojnë grupe pune për të adresuar problemet specifike të ngritura nga lufta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori