LAJMI I FUNDIT:

The Telegraph: Ukraina paralajmëroi 20 vjet më parë se Evropa dhe SHBA kishin “pak si tepër besim te Putini”

The Telegraph: Ukraina paralajmëroi 20 vjet më parë se Evropa dhe SHBA kishin “pak si tepër besim te Putini”

Ukraina paralajmëroi dy dekada më parë se Perëndimi kishte një pamje “shumë rozë” për Vladimir Putinin, zbulojnë arkivat e sapo publikuara.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dokumentet e lëshuara nga Arkivi Kombëtar në mes të luftës në Ukrainë tregojnë se Leonid Kuchma, presidenti i atëhershëm i Ukrainës, iu lut në vitin 2002, kryeministrit Tony Blair që të mbështeste ish-shtetin sovjetik që t’i bashkohej BE-së, por ambasadori britanik në Kiev sugjeroi që Mbretëria e Bashkuar e shihte Ukrainën si “jo vërtet evropiane”.


Dokumentet zbulojnë gjithashtu se Sir Tony tha se ishte “shumë i inkurajuar” nga bashkëpunimi i liderit rus me NATO-n pas 11 shtatorit, shkruan mediumi britanik The Telegraph.

Ndryshe, Ukraina shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, dhe një dekadë më vonë shihej ende si një demokraci e re nga Mbretëria e Bashkuar.

Një skedar 350 faqesh i korrespondencës së Downing Street për Ukrainën që daton nga viti 2001-2002 përfshin letra që parashtrojnë mendimin e Blair për marrëdhëniet e Britanisë me Ukrainën dhe Rusinë.

Më 15 nëntor 2001, dy muaj pas sulmeve terroriste të Al-Kaedës, Sir Tony tha në një letër drejtuar Lord Robertson, sekretarit të përgjithshëm të NATO-s: “Jam i bindur nga kontaktet e mia me presidentin Putin se ekziston një dëshirë e vërtetë për të zhvilluar një partneritet të ri me NATO-n”.

Ai shtoi: “Jam shumë i inkurajuar nga qasja që presidenti Putin ka marrë për bashkëpunimin me NATO-n në luftën kundër terrorizmit”.

“Kontaktet që ju, unë dhe liderë të tjerë të NATO-s kemi pasur me presidentin Putin që nga 11 shtatori, sugjerojnë se tani kemi një mundësi për të arritur një transformim në sigurinë euroatlantike”.

Një tjetër “dokument” i brendshëm vë në dukje se Donald Rumsfeld, sekretari i atëhershëm i mbrojtjes i SHBA-së, tha se vendi i tij “përshëndeti dhe inkurajoi dëshirën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n”, por pikëpamja e Mbretërisë së Bashkuar ishte se Ukraina ishte “larg nga përmbushja e kritereve” të aplikantëve të NATO-s, megjithëse “nuk mundet të përjashtohet si kandidat eventual” për anëtarësim.

Ndërkohë në shkurt të vitit 2002, Roland Smith, ambasadori britanik në Kiev, tha në një letër “të përcjellë” për z. Liddle se ai kishte shqetësime në lidhje me propozimin e sekretarit të jashtëm Jack Straw për t’i dhënë Ukrainës, Bjellorusisë dhe Moldavisë “status të veçantë fqinjësor” në kontekstin e marrëdhënieve me BE-në.

Smith paralajmëroi: “Mund të tingëllojë sikur kufiri përfundimtar lindor i BE-së po rregullohet përfundimisht dhe ‘statusi i fqinjit special’ është për ata që janë në anën e gabuar”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori