LAJMI I FUNDIT:

“Ukraina nuk do të jetë Afganistani i dytë”, thotë Zelensky pas miratimit të paketës me ndihmë amerikane

“Ukraina nuk do të jetë Afganistani i dytë”, thotë Zelensky pas miratimit të paketës me ndihmë amerikane

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se paketa thelbësore e ndihmës së SHBA-së për Ukrainën dërgon “një sinjal të fuqishëm” se vendi i tij “nuk do të jetë Afganistani i dytë”.

Pas muajsh bllokimi, demokratët dhe republikanët u bashkuan në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar paketën prej 60.8 miliardë dollarëve për të ndihmuar Ukrainën të shmang pushtimin rus.


“Kjo ndihmë do të forcojë Ukrainën dhe do t’i dërgojë Kremlinit një sinjal se vendi ynë nuk do të jetë Afganistani i dytë”, tha Zelensky.

“SHBA-ja do të qëndrojë me Ukrainën, do të mbrojë ukrainasit dhe demokracinë”, shtoi presidenti ukrainas.

Zelensky gjithashtu tha se “amerikanët nuk po e financojnë luftën por po e mbrojnë lirinë dhe demokracinë në të gjithë Evropën”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

A do ta ngadalësojë përparimin e ushtrisë ruse paketa e madhe amerikane me ndihma ushtarake?
Lexo po ashtu A do ta ngadalësojë përparimin e ushtrisë ruse paketa e madhe amerikane me ndihma ushtarake?

Duke folur për mënyrën se si do të përdoren paratë, Zelensky shpreson se “ndihma të dërgohet te ushtarët e vijës së parë të fronit sa më shpejt të jetë e mundur”.

“Ne kemi një shans për fitore nëse Ukraina merr sistemin e armëve për të cilin kemi aq shumë nevojë”.

Ndryshe, vendimi i Dhomës së SHBA-së për të miratuar ndihmën u vlerësua edhe nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili e quajti financimin si “hap jetik”.

“Nëse Putini ndonjëherë dyshoi në vendosmërinë e Perëndimit për të mbështetur Ukrainën, kjo tregon se vullneti ynë kolektiv është i paprekur. Me mbështetje, Ukraina mund dhe do të fitojë”, tha Cameron. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori