LAJMI I FUNDIT:

Uk Lushi kërkon unitet të subjekteve politike në dialog: Do të ndahej përgjegjësia dhe do të hiqej frika e etiketimit të dikujt si tradhtar

Uk Lushi kërkon unitet të subjekteve politike në dialog: Do të ndahej përgjegjësia dhe do të hiqej frika e etiketimit të dikujt si tradhtar
Veprimtari shqiptar në SHBA, Uk Lushi dhe kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu

Veprimtari në SHBA, Uk Lushi, ka thënë se duhet të gjendet një mes ndërmjet kërkesave maksimaliste dhe “servilitetit” të tepruar karshi ndërkombëtarëve në lidhje me dialogun. Ai thotë se jo gjithmonë miqtë ndërkombëtarë i kujtojnë drejtë kërkesat tona.

Aktivisti shqiptar në Amerikë njeherit ish- luftëtari i UÇK-së nga Batalioni Atlantiku, Uk Lushi, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me dialogun.


Lushi, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se ajo që ndodhi së fundmi në Bruksel nuk është ndonjë marrëveshje por dakordim që i hap rrugë procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

“Nëse nuk mbyllet çështja e Kosovës brenda një afati të caktuar, dhe nëse marrëveshja bazë nuk e përfshinë edhe afatin e përmbylljes së njohjes do të kemi vështirësi edhe në të ardhmen”.

Veprimtari shqiptar në SHBA duke komentuar pozicionin e Kurtit, ka thënë se duhet të gjendet një mes ndërmjet kërkesave maksimaliste dhe atij serviliteti pasi sipas tij jo gjithmonë partnerët ndërkombëtarë i kuptojnë drejtë kërkesat tona.

“Problemi që unë e kam me qasjen e Kurtit është se ne jemi futur në vorbullën e taktikës. Ne kemi të drejtë plotësisht me targat. Por ne duke u marrë me këtë çështje po lëmë pas çështjet kruciale. Ne duhet të kërkojmë njohjen e 5 vendeve evropiane. Nuk është më e rëndësishme njohja nga Serbia”.

Lushi thotë se edhe çështje e përmbylljes së shtetësisë së Kosovës duhet të ketë një afat.

“Momentalisht sigurinë e Kosovës e garanton OKB-ja. Ne po harrojmë se çështja me Serbinë është më shumë politike se ushtarake”.

Ai thotë se sa herë shqiptarët e Kosovës kanë vepruar në mënyrë kolektive ka pasur sukses.

“Fakt për këtë gjë është Rambujeja apo bisedimet e Vjenës. E di që tashmë kemi shtet dhe Qeveria e ka përgjegjësi edhe dialogun, por ne po e shohim se ka çështje që po politizohen dhe i tillë është edhe dialogu me Serbinë. Arsyeja pse neve na nevojitej një unitet i tillë është se në njërën anë përgjegjësia do të ndahej dhe nga ana tjetër do të hiqej frika që do ta ketë ndonjë politikan se do të quhej tradhtar apo i butë”.

Lushi thotë se Kurti Asociacionin e ka paraqitur si “gogol” dhe sipas tij tashmë ky po i kthehet kryeministrit si bumerang.

Ish-pjesëtari i Bataljonit Atlantiku thotë se një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë së pari do të ishte humbje për Rusinë.

“Është e vetmja fuqi e madhe që dëshiron kaosin dhe vazhdimin e status quos. Megjithatë prania e NATO-s në Kosovë e Ballkan i pamundëson Serbisë e Rusisë të zgjerojë konfliktin”, deklaroi tutje Lushi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori