LAJMI I FUNDIT:

Ujkani debuton, Ismajli shënon autogol – por Empoli merr tri pikë në udhëtim

Ujkani debuton, Ismajli shënon autogol – por Empoli merr tri pikë në udhëtim

Empoli ka shënuar fitore ndaj Salernitanas me rezultat 4-2 në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti mbrojtësi Ardian Ismajli, që shënoi autogol.


Por kjo nuk ndikoi shumë në rezultat pasi që Empoli mori tri pikët e radhës.

Andrea Piamonti shënoi dy herë, ndërsa Patrick Cutrone shtoi një gol, pasi që Strandbger kishte shënuar autogol.

Në këtë ndeshje luajti edhe Samir Ujkani që u fut në lojë në minutën e 72-të, e që ishte debutim për të me klubin e ri.

Minuta në këtë ndeshje kishte edhe Nedim Bajrami që u fut në lojë në minutën e 73-të.

Tre shqiptaret festuan fitoren që i dërgon në vendin e 10-të me 12 pikë. /Telegrafi/