LAJMI I FUNDIT:

Uji i detit ka veti të shumta, por si ndikon në shëndetin tonë

Uji i detit ka veti të shumta, por si ndikon në shëndetin tonë
(Foto: Pexels)

Që nga kohërat e lashta, njerëzit e kanë ditur se deti ka një efekt pozitiv në shëndet. Shkencëtarët kanë dhënë katër arsye pse duhet të hidheni në det sa më shpejt të jetë e mundur gjatë pushimeve.

Shkencëtari grek Hipokrati, betimin e të cilit mjekët ende e bëjnë kur pranojnë profesionin e tyre, trajtoi shumë nga pacientët e tij duke i larë në ujë të pasur me minerale. Shkenca moderne tashmë i ka konfirmuar gjetjet e tij.


Si na shëron deti: Për shkak të këtyre tri efekteve të magjishme të gjithë kthehemi të rilindur!
Lexo po ashtu Si na shëron deti: Për shkak të këtyre tri efekteve të magjishme të gjithë kthehemi të rilindur!

Janë katër arsye shëndetësore pse duhet të shkoni menjëherë në plazh dhe të hidheni në det:

Mund ta forcojë sistemin imunitar

Uji i detit është plot me vitamina, kripëra, aminoacide dhe mikroorganizma, që veprojnë si antibiotikë natyralë dhe ndihmojnë trupin tuaj t’i luftojë bakteret e dëmshme.

Duke thithur ajrin e detit, ju do të futni në trup jone të ngarkuara negativisht, të cilët janë gjithashtu të rëndësishëm për mbrojtjen e trupit. Gjithashtu, duke notuar do të zgjeroni poret në lëkurë, gjë që do të përshpejtojë eliminimin e toksinave.

Mund ta përmirësojë qarkullimin

Noti kontribuon shumë në cilësinë e qarkullimit të gjakut dhe uji i ngrohtë i detit mund t’i kompensojë në mënyrë efektive mineralet e humbura për shkak të stresit, ushqimit të dobët dhe ndotjes së jashtme.

E baraspeshon organizmin

Gjatë notit në det, trupi juaj fillon një sistem vetëshërues, duke reduktuar simptomat e sëmundjeve, si astma, artriti, bronkiti dhe inflamacioni.

Uji i pasur me magnez relakson muskujt dhe ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit, gjë që kontribuon në stabilitetin mendor dhe disponim të mirë.

Ndikimi i ujit të kripur të detit në lëkurë
Lexo po ashtu Ndikimi i ujit të kripur të detit në lëkurë

Mund të ketë efekt pozitiv në lëkurë

Magnezi i përmendur tashmë në ujin e detit ndihmon në hidratimin dhe pamjen e jashtme të lëkurës. Është efektiv edhe në reduktimin e skuqjeve dhe zonave të vrazhda të lëkurës, si dhe rekomandohet që personat që vuajnë nga probleme dermatologjike të kalojnë sa më shumë kohë në det. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Asnjëherë nuk duhet ta përdorni këtë pjesë të ndenjëses në aeroplan

Lifestyle
Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Regjimi 12-minutësh i Mbretit Charles: Anashkalon drekën, por jo ushtrimet e muskujve të barkut dhe pompat

Aktivitete sportive
Kalo në kategori