Si na shëron deti: Për shkak të këtyre tri efekteve të magjishme të gjithë kthehemi të rilindur!
Sezoni veror sapo nuk ka filluar dhe me të edhe përgatitjet për të shkuar me pushime në det, prandaj po ju japim disa këshilla se si në tërësi të përdorni të mirat e tij.
A e keni ditur që notimi në ujin e detit ka efekt të larjes në koktejin magjik të kripës minerale, e cila organizmit tuaj i ndihmon që më vonë me sukses të përballoni dimrin, transmeton Telegrafi.
Për forcim të organizmit
Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe ua kthen fortësinë. Njëkohësisht uji ndikon si aerosol natyror për hundë dhe fyt.
Gjatë qëndrimit në det ekspertët këshillojnë që çdo ditë të ndani së paku 20 minuta për shëtitje përgjatë bregut të detit, sipas mundësisë në orët e hershme të mëngjesit apo para perëndimit të diellit.
Në ajër të cilin atëherë e thithni gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat si inhalatorë më natyralë pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.
Mos shkoni vrap nën dush
Nëse keni fat që pushimet t’i kaloni në një vend të vogël apo periferik në bregdet, ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, pasi që të dilni nga uji, mos vraponi menjëherë të shkoni nën dush me ujë të ëmbël.
Prisni që të thaheni në diell: kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë dhe forcojnë lëkurën tuaj, ndërkaq puçrrat dhe aknet pas disa ditësh do të zhduken.
Ushtrimet në ujë
Është interesante që një ushtrim në det ka të njëjtin efekt sa 12 stërvitje në çdo vend jashtë ujit. Uji i detit ndikon sikur veglat për ushtrime, sepse krijon rezistencë dhe angazhon maksimalisht muskujt.
Me lëvizjen nëpër ujë shpenzoni shtat kalori në minutë, stimuloni qarkullimin dhe forconi muret e venave.
Nëse dëshironi që të eliminoni celulitin, notimi për çdo ditë apo ecja në ujë të thellë deri te gjoksi, së paku 40 minuta (20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe