LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi njofton për ndërprerje të furnizimi me ujë në Bresje

Ujësjellësi njofton për ndërprerje të furnizimi me ujë në Bresje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, e diel, banorët e lagjes Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet për shkak se është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral.


Ujësjellësi ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00-15:00.

“Ju njoftojmë se nesër më 10.09.2023 është planifikuar të riparohet një rrjedhje e ujit në gypin magjistral fi 250 mm që furnizon me ujë të pijshëm pjesën e Bresjes në Fushë Kosovë”.

“Nesër, e diel duke filluar nga ora 09:00-15:00 banorët e fshatit Bresje nuk do të kenë furnizim me ujë. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/