LAJMI I FUNDIT:

UFO në mes të ditës? Videoja që u pa miliona herë ngjall debate (Video)

UFO në mes të ditës? Videoja që u pa miliona herë ngjall debate (Video)

Një video në të cilën shfaqet një alien ndërsa hyn në diskun e tij fluturues pranë Bashkisë Tërgovişte në Rumani, po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Video duket se është filmuar me celular dhe akoma nuk dihet nëse është e vërtetë apo jo.


Shumë komentues janë shprehur skeptikë për vërtetësinë e videos duke u shprehur se kjo video është një mashtrim, përcjell albeu.com

Alieni shihet ndërsa futet në diskun e tij fluturues dhe thuhet që është filmuar pikërisht dje.

Personi që e ka publikuar këtë video premton që është e vërtetë dhe ende po i dridhen duart nga ajo që ka parë me sy.

“Kjo ndodhi disa minuta më parë, pranë Bashkisë Tërgovişte !!!

Njerëz të mirë, është filmuar me telefon mody dhe tani nuk mund të besoj se kam qenë dëshmitar i një skene të tillë”, shprehet personi i cili ka postuar videon.