UEFA ka zbuluar nominimet për lojtarët më të mirë të çdo pozicioni të sezonit të fundit 2017/18, ku dominojnë lojtarët e Real Madridit.

Në sezonin e fundit të Ligës se Kampionëve, ishte Real Madridi klubi i cili fitoi trofeun e tretë radhazi dhe të trembëdhjetin në përgjithësi në këtë garë.


Mbretërit fituan ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në finalen e madhe të zhvilluar në Kiev të Ukrainës.

UEFA ka zbuluar nominimet për lojtarët më të mirë të çdo pozicioni të sezonit të fundit 2017/18, ku dominojnë lojtarët e Real Madridit.

uefa Të gjithë të nominuarit, nga tre për pozitë (Foto: UEFA.com)

Përveç klubit mbretëror, nominime të shumta ka edhe Liverpooli, ndërsa pas tyre vijnë edhe Roma, Barcelona, Juventusi dhe Manchester City.

Nominimet e UEFA për sezonin 2017/18 në Ligën e Kampionëve Portierët: Alisson Becker (Roma, tani te Liverpool), Gianluigi Buffon (Juventus, tani te PSG), Keylor Navas (Real Madrid)

Mbrojtësit: Marcelo (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Raphael Varane (Real Madrid)

Mesfushorët: Kevin De Bruyne (Manchester City), Toni Kroos (Real Madrid), Luka Modric (Real Madrid)

Sulmuesit: Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid, tani te Juventus), Mohamed Salah (Liverpool)

/Telegrafi/

telegrafi sport app