LAJMI I FUNDIT:

UEFA me njoftim rreth golit të anuluar të Ajaxit ndaj Real Madridit: VAR-i anuloi me të drejt golin e Tagliaficos  

UEFA me njoftim rreth golit të anuluar të Ajaxit ndaj Real Madridit: VAR-i anuloi me të drejt golin e Tagliaficos  

UEFA ka dalë me njoftim në lidhje me golin e anuluar me anë të VAR-it në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes të Ajaxit dhe Real Madridit.

Me VAR-in jemi mësuar tashmë në ligat kryesore evropiane, përveç Ligës Premier.


Megjithatë, aplikimi i tij në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fazës së eliminimit direkt, ishte një befasi.

VAR përdoret për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, ish-gjyqtari spanjoll thotë se goli i anuluar i Ajax ishte i rregullt
Lexo po ashtu VAR përdoret për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve, ish-gjyqtari spanjoll thotë se goli i anuluar i Ajax ishte i rregullt

Mbrëmë (e mërkurë), VAR-i u përdor për herë të parë në garën më të madhe ekipore në Evropë duke shkaktuar shumë polemika.

Momenti i golit të Tagliaficos

Polemikat erdhën pasi gjyqtari Damir Skomina vendosi t’i anulojë një gol me kokë të Nicolas Tagliaficos, i cili i dha epërsinë 1-0 Ajaxit ndaj Real Madridit.

Goli i mbrojtësit argjentinas erdhi në minutën e 38-të me kokë, por UEFA ka dalë me njoftim për të treguar arsyet e anulimit.

“VAR në UCL: në minutën e 38-të të ndeshjes së parë të Ajaxit kundër Real Madridit, goli me kokë nga Nicolas Tagliafico u anulua pas një rishikimi të VAR-it”.

“Gjyqtari identifikoi se bashkëlojtari i Tagliaficos, Dusan Tadic, ishte në pozitë jashtë loje dhe pengoi portierin”.

“Kjo ishte në përputhje me protokollin e VAR-it dhe goli u anulua saktë duke dhënë goditje të lirë për pozitë jashtë loje”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori