LAJMI I FUNDIT:

UEFA konfirmon vendosjen e VAR-it në ndeshjet kualifikuese, Kosova do ta përdorë atë në dy takimet e shtatorit

UEFA konfirmon vendosjen e VAR-it në ndeshjet kualifikuese, Kosova do ta përdorë atë në dy takimet e shtatorit

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ko konfirmuar se në marrëveshje me FIFA-n, VAR-i do të përdoret në ndeshjet kualifikuese evropiane që nga shtatori i këtij vitit.

VAR-i do të fillojë të përdoret edhe në ndeshjet kualifikuese evropiane për Kupën e Botës “Katar 2022”.


Është vet faqja zyrtare e UEFA-s që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi.

“UEFA mund të konfirmojë që sistemi i ndihmësit të gjyqtarit me video (VAR) do të përdoret, me marrëveshjen e FIFA-s, në të gjitha ndeshjet e mbetura të Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës ‘FIFA 2022’, pas një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në korrik 2021”.

“Sistemi do të jetë funksional që nga ndeshja e katërt  dhe përfshin të gjitha ndeshjet e mbetura që do të zhvillohen nga shtatori 2021”.

“Planet fillestare për të filluar përdorimin e VAR-it në garat kualifikuese të UEFA-s për ekipet kombëtare u shtynë për shkak të ndërlikimeve logjistike dhe rreziqeve të lidhura me pandeminë COVD-19”.

FFK konfirmon: Sistemi VAR po vjen në Kosovë
Lexo po ashtu FFK konfirmon: Sistemi VAR po vjen në Kosovë

“Zbatimi i VAR-it, i cili po organizohet nga UEFA, do të kryhet në vend në stadiumin e vendit pritës, me përdorimin e kamionëve të veçantë të furnizuar nga ofruesit e UEFA VAR”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Ndryshe, Kosova i ka në orar dy ndeshje gjatë muajit shtator dhe VAR-i pritet të përdoret në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës, të parapara më 5 dhe 8 shtator, të vlefshme për Grupin B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori