LAJMI I FUNDIT:

UEFA e shpall Christian Eriksen si ‘Lojtar i ndeshjes’ në takimin Danimarkë-Finlandë

UEFA e shpall Christian Eriksen si ‘Lojtar i ndeshjes’ në takimin Danimarkë-Finlandë

UEFA e shpallur Christian Eriksen si ‘Lojtari i ndeshjes’ për ndeshjen e Kampionatit Evropian midis Danimarkës dhe Finlandës.

Eriksen u rrëzua në tokë pak para fundit të pjesës së parë, ku ndeshja u pezullua përkohësisht.


Lojtari mori urgjent kujdes mjekësor dhe u transportua në spital, ku tani thuhet  se mesfushori është mirë dhe iu ka kërkuar shokëve të tij të skuadrës që të kthehen në fushë ta mbyllin ndeshjen.

Danezët pas këtij rasti nuk ishin në gjendje të mposhtnin Finlandën, e cila fitoi 1-0 falë një goli me kokë në pjesën e dytë nga Joel Pohjanpalo.

Pavarësisht nga Finlanda mori një fitore të madhe në Kopenhagë, UEFA ia dorëzoi çmimin ‘Lojtari i ndeshjes’, danezit Eriksen, që po konsiderohet gjest i madh.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur për Eriksen, duke dhënë një deklaratë emocionuese.

“Momente të tilla vendosin gjithçka në jetë në perspektivë”.

“I uroj një shërimi të plotë dhe të shpejtë Christianit dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim”.

“Në këto kohë, uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe ai dhe familja e tij mbajnë me vete urimet dhe lutjet e të gjithëve”.

“Kam dëgjuar për tifozët e të dy ekipeve që brohorisnin emrin e tij. Futbolli është i bukur dhe Christian e luan atë bukur”, ka thënë Ceferin. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

“E kuptoj”, Xavi thyen heshtjen në konferencë dhe flet për spekulimet e shkarkimit nga Barcelona

La Liga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori