LAJMI I FUNDIT:

UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane po mendojnë ta zhvendosin Ligën e Kampionëve në fundjavë

UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane po mendojnë ta zhvendosin Ligën e Kampionëve në fundjavë
MEXICO CITY, MEXICO - MARCH 09: UEFA Champions League Trophy is pictured during the UEFA Champions League Trophy Tour presented by Heineken on March 9, 2018 in Mexico City, Mexico. (Photo by Hector Vivas/Getty Images)

Është thënë shpesh se Liga e Kampionëve është afër përsosmërisë si garë e madhe e futbollit, por UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) vazhdojnë të përpiqen ta vlerësojnë gjithmonë e më shumë, duke menduar që ndeshjet të kalojnë në fundjavë nga viti 2021.

Të dy këto organizata dëshirojnë ta qojnë përpara në kuptimin sportiv dhe atë komercial, dhe kjo është një ide që është diskutuar për disa vite.


Viti 2018 filloi me një cikël të ri për Ligën e Kampionëve dhe me të drejtat televizive tashmë që janë shitur për këtë cikël.

Gjithçka që ndodhi në shortin e LK-së për fazën e parë të eliminimit direkt për sezonin 2018/19
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në shortin e LK-së për fazën e parë të eliminimit direkt për sezonin 2018/19

Ndryshime nuk mund të ketë në strukturën e turneut deri në vitin 2021.

Trofeu i UEFA Champions League . (Photo by Hector Vivas/Getty Images)

Ekzistojnë disa ekipe që janë në favor të ndryshimit, megjithëse jo të gjitha janë pro, ndërsa në këtë ide nuk do të ngatërrohet UEFA.

Në këtë moment, kjo nuk është asgjë më shumë se një ide në letër, megjithatë të enjten pasdite ECA dhe UEFA nënshkruan një marrëveshje që të punojnë së bashku deri në vitin 2024.

Ndryshim revolucionar: Liga e Kampionëve pritet të mos luhet më të martën dhe të mërkurën
Lexo po ashtu Ndryshim revolucionar: Liga e Kampionëve pritet të mos luhet më të martën dhe të mërkurën

Ky grup është i angazhuar për të riformuar fytyrën e futbollit kontinental në Evropë me Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, për ndryshime sipërfaqësore dhe strukturore.

Real Madrid fituesi i fundit . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Për më tepër, mbeten ende hapur disa çështje të vogla për formalizim, të cilat për garën e re të viti 2021 do të ketë 32 skuadra.

Përderisa ka oreks për disa ndryshime në mënyrën se si është strukturuar futbolli evropian, Liga e Kampionëve konsiderohet e shenjtë, përsa i përket ekzistimit.

Aleksander Ceferin ka thënë se nuk do të mbështetet në asnjë formë Superliga Evropiane.

“Nuk do të ketë Superligë Evropiane”, e ka konfirmuar ai në takimin e kongresit të UEFA -s në Romë të enjten.

Duke pasur parasysh faktin e mirëfilltë se ka një numër të konsiderueshëm klubesh evropiane të profilit të lartë që duan të lëvizin, Ceferin është i vendosur të mbajë Ligën e Kampionëve si garën më të fortë të universit, duke se ka pranuar të lëvizë në disa kërkesa të këtyre klubeve. /Telegrafi/