Ministria e Shëndetësisë ka bërë ndryshime në një udhëzim administrativ të vitit 2013 me të cilin mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, drejtonin pacientët e tyre në institucionet e tjera shëndetësore jashtë institucionit publik, në raste kur shërbimet nuk mund t’i ofroheshin në këtë institucion.
Udhëzimi i nënshkruar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, që dha dorëheqje pas ngritjes së aktakuzës nga kryeprokurori i shtetit me “dyshimet për shpërdorim detyre”, u ka mundësuar për një kohë mjekëve të QKUK-së dërgimin e pacientëve jashtë institucionit publik.
Udhëzimi njëkohësisht ka shërbyer edhe si një bazë për ngritjen e akuzës nga prokuroria e shtetit me, siç thuhet, “dyshimin e bazuar se mjekët kanë keqpërdorur detyrën duke shpërdorur edhe fondet për dërgimin e pacientëve jashtë institucionit publik.
Lulzim Uka, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet në udhëzimin administrativ për trajtim mjekësor jashtë institucionit publik “saktësojnë çështje procedurale”
‘’Ndryshim, plotësimet e Udhëzimit Administrativ 10/2013 për Trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore Publike, janë bërë kryesisht në disa çështje procedurale që shpesh kanë shkaktuar vonesa në procedimin e dokumentacionit nga qytetarët (pacientët)”.
“Andaj, Ministria e Shëndetësisë, ka marrë vendim për të bërë plotësim-ndryshimin e këtij udhëzimi për të lehtësuar punën administrative si dhe për të qenë sa më të qartësuara procedurat e aplikimit për qytetarët”, ka thënë Uka.
Njohësit e fushës së drejtësisë vlerësojnë se korniza ligjore në fushën e shëndetësisë, qëllimisht është lënë e paqartë në segmente të ndjeshme, për të krijuar mundësi të keqpërdorimit të detyrës.
Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se udhëzimi administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë, për të cilin një numër i mjekëve akuzohen për zbatimin të tij dhe marrje ryshfeti është udhëzim që krijon pasiguri juridike për mjekët.
‘’Është absurd i llojit të vet fakti që Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, kanë krijuar rregulla, që më shumë i kanë bërë mjekët jurist sesa që kanë mundur ta ushtrojnë profesionin e vet. Kjo për shkak se janë detyruar që të bëjnë interpretime të ndryshme për të zbatuar sa më drejtë udhëzimin administrativ”.
“Krahas udhëzimit administrativ që është dashur ta zbatojnë mjekët, për shkak të mundësisë së interpretimit të dyfishtë, është krijuar mundësi të manipulohet shumë , gjë që ka shkaktuar një aktakuzë që sot është ngritur nga prokurori Besim Kelmendi”, ka thënë Musliu.
Ndërkohë, zoti Uka ka shtuar se në udhëzimin administrativ është specifikuar edhe e drejta e ankesave për pacientët, për rastet urgjente.
‘’Në Udhëzimin Administrativ të ndryshuar 03/2016, është specifikuar edhe e drejta e ankimimit, për rastet urgjente të drejtën kohore prej 72 orësh për të aplikuar pa i llogaritur ditët e vikendit apo të festave. Po ashtu është ndryshuar edhe personi i ekzekutimit të pagesave nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm tek Kryeshefi i Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë, si dhe janë përmendur edhe obligimet që ka zyra për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore Publike, nga pranimi i dokumentacionit deri te përfundimi i procedurave”.
“Derisa, në Udhëzimin Administrativ 2016, shuma e pagesës së trajtimit nga Ministria e Shëndetësisë për pacientët është e përcaktuar për të gjithë në masën e 70%, të shumës totale të trajtimit, përkundër Udhëzimit Adminitrativ2013, ku shuma është përcaktuar nga Bordi , 50 deri në 70% të shumës totale’’.
Ndërkaq, zoti Musliu thotë se ndonëse janë bërë ndryshime në Udhëzimin Administrativ, ende mbetet e paqartë për mjekët pjesa e referimit të pacientëve, për në institucionin privat shëndetësorë, për shërbimet që nuk I ofron institucioni publik shëndetësor.
“Ndryshimet që janë bërë ende nuk janë të qarta, sa I përket ushtrimit të profesionit të mjekëve për referimin e pacientëve. Kjo krijon pasiguri juridike tek mjekët pasi kanë dilemma se si zbatojnë atë, sepse kanë frikë se vazhdimisht mund të jenë pjesë e një hetimi penal të një aktakuze potenciale’’, ka thënë Musliu
Saktësimet në udhëzimin administrativ vijnë pikërisht në kohën e punës intensive të hetuesisë së Kosovës që ka ngritur një varg aktakuzash ndaj mjekëve të QKUK-së një pjesë e të cilëve në detyra udhëheqëse.
Rasti i cilësuar “stenta” çoi në dorëheqjen jo vetëm të ish-ministrit Agani, por edhe një numër drejtorësh e menaxherësh të klinikave spitalore në Prishtinë, Gjilan e Prizren.
Megjithatë udhëzimi administrativ me të cilin, me shumë gjasa, u rrëzua një ministër nga pushteti nuk u zhbë por u ndryshua me pak elemente, për ta saktësuar siç thanë në Ministrinë e Shëndetësisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'