LAJMI I FUNDIT:

Udhëtoi 235 ditë me biçikletë nëpër diell, borë e shi për të parë skuadrën e zemrës, në fund mbetet pa biletë – por klubi e befason atë në ndeshje ndaj Tottenhemit (Foto)

Udhëtoi 235 ditë me biçikletë nëpër diell, borë e shi për të parë skuadrën e zemrës, në fund mbetet pa biletë – por klubi e befason atë në ndeshje ndaj Tottenhemit (Foto)

Dashuria për një klub të futbollit është aq e madhe sa që të detyron të bësh edhe gjëra të çmendura.

Një tifoz i vërtetë vetëm mund ta kuptojë atë që ka bërë djaloshi korean Jungyu Lee për ekipin e zemrës, Liverpoolin.


Koreani i ri ka udhëtuar për 235 ditë me biçikletën e tij, duke i provuar të gjitha, pranverën, verën por edhe dimrin e ftoftë vetëm për ta bërë ëndrrën e tij realitet për të parë skuadrën e zemrës nga afërsia, shkruan Telegrafi.

Ai ka marrë rrugë nga Korea e Jugut për në Kinë, pastaj në Evropë në Rusi, nëpër shtetet skandinave e deri në Holandë për të mbërritur në Liverpool.

Lee pasi ka arritur në Liverpool

Por Lee u zhgënjye shumë pasi nuk arriti të siguronte një biletë për ndeshjen derbi mes Liverpool dhe Chelsea.

Kështu që tinejxheri korean u detyrua ta shoh ndeshjen në një lokal në qytet.

“Unë jam një tifoz i madh i Liverpool dhe trajnerit të saj Jurgen Klopp. Kam bërë një udhëtim të gjatë dhe të mundimshëm dhe jam i dëshpëruar që nuk arrita të shoh ndeshjen nga stadiumi”, deklaroi Lee për BBC Radio, transmeton Telegrafi.

As dimri i ftoftë dhe bora e madhe nuk e kanë dëshpëruar tifozin korean

Lee ka treguar edhe shumën e parave që ka shpenzuar gjatë këtij udhëtimi të gjatë me biçikletën e tij.

“Kam shpenzuar mbi pesë mijë dollar dhe ishte emocionuese të marrë këtë rrugë për të mbërritur deri në Liverpool”, tha koreani.

Ai gjatë këtij udhëtimi ka bërë mbi 17 mijë kilometra dhe shumë foto të cilat i ka postuar nëpër rrjete sociale.

Por me të marrë vesh klubi i Liverpoolit historinë e djaloshit kanë vendosur t’ia bëjnë një befasi atij.

Liverpool i ka siguruar një biletë për ndeshjen derbi ndaj Tottneham Hotspurs më datë 11 shkurt që do të zhvillohet në ‘Anfield’.

Gjithashtu koreani Lee do të ketë mundësinë edhe të vizitojë për brenda stadiumin ‘Anfield Road’.

Udhëtimi 235 ditor për të parë një ndeshje të skuadrës së zemrës për dikë mund të jetë edhe çmenduri, por tifozët e klubeve të futbollin janë në gjendje të bëjnë edhe më shumë për skuadrat e preferuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori