LAJMI I FUNDIT:

Udhëtimi për në Mekë i mbi dy milionë myslimanëve – një përshkrim përmes disa fotografive nga pelegrinazhi i Haxhit

Udhëtimi për në Mekë i mbi dy milionë myslimanëve – një përshkrim përmes disa fotografive nga pelegrinazhi i Haxhit

Pelegrinazhi vjetor i Haxhit ka filluar me shumë myslimanë nga e gjithë bota.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe nga të gjithë myslimanët kërkohet që ta kryejnë këtë të paktën një herë në jetën e tyre nëse janë të aftë fizikisht dhe financiarisht.


Ndërkohë mediat raportojnë se këtë vit, mbi dy milionë pelegrinë myslimanë kanë filluar zyrtarisht pelegrinazhin vjetor të Haxhit, përcjell Telegrafi.

Pelegrinët myslimanë në Qaben e Shenjtë, ndërsa fillojnë të mbërrijnë për të kryer haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite (Kjo fotografi dhe të tjerat më poshtë janë marrë nga Agjencia e lajmeve Reuters).

Siç ishte raportuar më herët, haxhinjtë mbërritën në Xhaminë e Madhe në Mekë të dielën, ku kryen Tawaf al-Qudum, i njohur si Tavafi i Arritjes – hapi i parë i pelegrinazhit të Haxhit pas hyrjes në Ihram.

Cilat janë gjërat që bëjnë myslimanët gjatë pelegrinazhit të Haxhit?
Lexo po ashtu Cilat janë gjërat që bëjnë myslimanët gjatë pelegrinazhit të Haxhit?

Më pas ata kryen Sa’i midis kodrave Safa dhe Marwa, një ritual që shërben për të nderuar nënën e Profetit Ismail dhe nënkupton përkushtimin dhe besimin e saj në Zot.

Një pelegrin mysliman viziton malin Al-Noor, ku myslimanët besojnë se Profetit Muhamed iu shpallën fjalët e para të Kuranit në shpellën Hira, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite

Ndërsa dielli lindte të hënën në mëngjes, pelegrinët u mblodhën në Xhaminë e Madhe për lutjet e sabahut përpara se të niseshin për në Mina.

Më pas ata nisën udhëtimin për në Mina ku do të kalojnë një ditë e natë të tërë duke u lutur dhe duke u përgatitur për ditën më të rëndësishme të pelegrinazhit islam.

Pelegrinët myslimanë ndërsa fillojnë të mbërrijnë për të kryer haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite

Atje, Ministria e Haxhit dhe Umres ka ngritur mijëra tenda në zonë për të siguruar që pelegrinët të pushojnë mirë.

Dhe në ditën e nëntë të Dhul Hixhes, ditën më të rëndësishme të Haxhit, haxhilerët do të shkojnë masivisht drejt malit Arafat.

Pëllumbat fluturojnë rreth pelegrinëve myslimanë jashtë Qabesë së shenjtë, ndërsa njerëzit fillojnë të mbërrijnë për të kryer Haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, më 24 qershor

Mali besohet të jetë vendi ku Ademi dhe Hava u takuan përsëri pasi Zoti i dërgoi ata përsëri në Tokë dhe ku Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit.

Më pas ata do të kalojnë në Muzdelife dhe do ta kalojnë natën duke u lutur dhe mbledhur guralecë për “goditjen simbolike të djallit” përpara se të vazhdojnë me hapat e fundit të pelegrinazhit të Haxhit. /Telegrafi/

Një pamje e përgjithshme tregon autobusë të parkuar në periferi të qytetit të shenjtë të Mekës, gati për të transportuar njerëz përpara haxhit vjetor, Arabia Saudite, 25 qershor.
Pelegrinët myslimanë në Al-Noor, ku myslimanët besojnë se Profetit Muhamed iu shpallën fjalët e para të Kuranit në shpellën Hira, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite
Njerëzit pushojnë gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit, në zonën Mina, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabia Saudite, më 26 qershor.
Pelegrinët myslimanë në Al-Noor, ku myslimanët besojnë se Profetit Muhamed iu shpallën fjalët e para të Kuranit në shpellën Hira, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite
Një burrë shtyn një grua në një karrocë me rrota gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit, në zonën Mina, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, 26 qershor
Një familje muslimane sudaneze ecën jashtë Qabesë së shenjtë, ndërsa mbërrijnë nga Sudani për të kryer Haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, më 24 qershor.
Pelegrinët muslimanë shihen pas faljes së namazit në Qabenë e shenjtë, teksa fillojnë të mbërrijnë për të kryer Haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabia Saudite, më 24 qershor.
Pelegrinët myslimanë në Qaben e shenjtë, ndërsa fillojnë të mbërrijnë për të kryer Haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, më 24 qershor.
Pelegrinët myslimanë në Al-Noor, ku myslimanët besojnë se Profetit Muhamed iu shpallën fjalët e para të Kuranit në shpellën Hira, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite.
Tendat gati në zonën e Mina për pelegrinët që të bëjnë ritualet e pelegrinazhit, ndërsa myslimanët fillojnë të mbërrijnë për të kryer haxhin vjetor, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, më 25 qershor.
Një pelegrin mysliman mban një ombrellë jashtë Qabesë së shenjtë, ndërsa njerëzit fillojnë të mbërrijnë për të kryer Haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, më 24 qershor.
Një pamje e qytetit të shenjtë të Mekës në ditën kur pelegrinët myslimanë vizitojnë malin Al-Noor, ku muslimanët besojnë se Profetit Muhamed iu shpallën fjalët e para të Kuranit në shpellën Hira, në Arabinë Saudite, më 24 qershor.
Pelegrinët myslimanë në Qaben e Shenjtë, ndërsa fillojnë të mbërrijnë për të kryer Haxhin vjetor në Xhaminë e Madhe, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, më 25 qershor.
Pelegrinët myslimanë luten gjatë një vizite në malin Al-Noor, ku myslimanët besojnë se Profetit Muhamed iu shpallën fjalët e para të Kuranit në shpellën Hira, në qytetin e shenjtë të Mekës, Arabia Saudite, më 24 qershor.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori