LAJMI I FUNDIT:

Ish-udhëheqësja e Qendrës për punësim në Shkup ka keqpërdorur 9 mijë euro

Ish-udhëheqësja e Qendrës për punësim në Shkup ka keqpërdorur 9 mijë euro

Drejtoresha e re e Agjencisë për punësim, Biljana Jovanovska, akuzoi sot Sllobodanka Aleksovskan, e punësuar në Qendrën për punësim në Bashkinë e Shkupit, se ka keqpërdorur 9 mijë euro nga buxheti i Agjencisë, për blerje personale në markete dhe qendra tregtare.

Aleksovska në pajtim me rregullat ligjore është suspenduar nga pozita drejtuese e Qendrës për Punësim të Bashkisë së Shkupit, ndërsa siç njoftoi Jovanovska është sjellë vendim për ngritjen e procedurës disiplinore e cila do të vazhdojë pas përfundimit të zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jovanovska njoftoi se në kundërshtim me Rregullin për shfrytëzimin e automjeteve motorike zyrtare, Aleksovska ka shfrytëzuar dy automjete jashtë orarit të punës, pas orës 16 e 30 minuta edhe atë gjatë fundjavave, gjatë shfrytëzimit të ditëve të lira dhe gjatë shfrytëzimit të pushimit vjetor.

Nga buxheti i Agjencisë, Aleksovska ka shpenzuar mjete për taksa rrugore dhe për parking jashtë orarit të punës gjatë ditëve jopune dhe në orët e vona të natës. Gjithashtu, për shërbime hotelierike ka bërë llogari në shuma mbi 6 mijë denarë në orët e vona të natës dhe gjatë fundjavave.

Aleksovska, siç informoi drejtoresha e Agjencisë, nga buxheti i këtij institucioni në vitin 2016 i ka shpenzuar 429.597 denarë (rreth 7 mijë euro), ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti 116.625 denarë (rreth 2 mijë euro) për nevoja personale dhe familjare prej marketeve, qendrave tregtare, farmacive etj.

Si dëshmi për këto pohime Jovanovska gazetarëve të pranishëm në konferencën e sotme për shtyp u ka treguar fotokopje dhe llogari fiskale.

Jovanovska theksoi se rishikimi për vitet para viteve 2016 akoma nuk është bërë dhe se do të ndërmerren masa që të hetohet në tërësi prona e Agjencisë dhe të gjithë drejtuesve në këtë periudhë.

Ajo premtoi punë të ndershme dhe respektim të plotë të rregullave ligjore pozitive në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori