Udhëheqësit fetarë thirrje për refuzim të gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës

Udhëheqësit fetarë në Kosovë kanë bërë thirrje për respekt, përgjegjësi dhe refuzim të gjuhës së urrejtjes gjatë periudhës zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në deklaratën e publikuar nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse Serbe, Kishës Katolike, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebraike, riafirmohet përkushtimi për paqen, dinjitetin njerëzor dhe respektin ndërmjet qytetarëve.
Mes tjerash ata u kanë bërë thirrje partive politike, institucioneve dhe qytetarëve që të përdorin gjuhë të matur dhe t`i shmangin fyerjet, poshtërimin dhe sulmet personale në debatin publik.
Nga
Telegrafi
22 sekonda më parë












































