LAJMI I FUNDIT:

UBT vlerësohet me çmimin “Europian Young Entepreneurial University of the Year”

UBT vlerësohet me çmimin “Europian Young Entepreneurial University of the Year”

Në Barcelona të Spanjës, në mesin e shumë institucioneve nga mbarë bota, UBT është vlerësuar nga Triple E Awards me çmimin “Europian Young Entepreneurial University of the Year”.

Me këtë rast, UBT është bërë institucioni i parë në Kosovë dhe regjion, që vlerësohet me çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year”, për konceptet dhe strategjinë unike që ka zhvilluar, rezultatet dhe ndikimin në shoqëri, si dhe për rolin udhëheqës dhe lidershipin në shkencë, teknologji dhe inovacion.

Përmes votimit të hapur nga i gjithë globi, UBT zuri vendin e parë për “Young Entrepreneurial University of the Year”, në kategorinë: “Comunity”, për përkushtimin dhe angazhimin e madh drejt projektimit dhe krijimit të një qasje të integrimit të ndërmarrësisë në universitet.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi u shpreh i lumtur për edhe një arritje të madhe të UBT-së, në arenën ndërkombëtare.

“Ky vlerësim sot na jep një shtytje dhe një motivim shumë të madh për të ecur tutje, për të punuar me hapa edhe më të mëdhenj, pasi që UBT po dëshmon se ka fuqi dhe të gjitha mjetet e nevojshme për të garuar kudo. Edhe më të madh këtë motivim e bën fakti se këtu në Barcelonë nuk jemi duke prezantuar vetëm UBT-në, por tërë shtetin e Kosovës dhe vlerat që kemi si shoqëri”, ka thënë Rektori Hajrizi.

UBT tashmë është vlerësuar nga shumë organizata prestigjioze nga Evropa dhe bota, duke dëshmuar edhe një herë lidershipin institucional dhe universitar në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori