UBT organizon konferencën e 3-të ndërkombëtare për biznes, teknologji dhe inovacion 2014

Qëllimi i kësaj konference është të sjellë praktikat më të fundit nga kërkuesit shkencor, praktikuesit me background nga shkenca dhe industria. Në këtë konference pjesëmarrësit do të kenë mundësi të prezantojnë rezultatet, shkëmbejnë idetë, të ndajnë eksperiencat si dhe do të kenë mundësinë të krijojnë kontakte për bashkëpunime për punë kërkimore në të ardhmen. Në përmbyllje të kësaj konference, UBT do të bëj çdo përpjekje të krijojë kontakte dhe bashkëpunim me të gjithë pjesëmarrësit në fushën e kërkimit dhe punëve shkencore.
Ftohen të gjithë të interesuarit në fushat e më poshtme të paraqesin punimet shkencore:
1. Shkenca Kompjuterike dhe Sistemet e Informacionit
2. Menaxhim, Biznes dhe Ekonomiks
3. Mekatronikë dhe Robotikë
4. Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
5. Drejtësi
6. Media dhe Shkenca Politike
Për më tepër info mbi temat e konferencës dhe kriteret e pjesëmarrjes ju lutem vizitoni faqen zyrtare të konferencës
https://conferences.ubt-uni.net/index


















































