Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno ka filluar negociatat me protestuesit, që ia mësynë parlamentit në Quito dhe e detyruan qeverinë e tij të largohej.

Demonstruesit kanë hyrë brenda hapësirave të kuvendit kombëtar, pasi kaluan ndalesat e sigurisë dhe i sulmuan rojat, të cilët i detyruan të iknin, transmeton Telegrafi.

Tani, Moreno ka hapur negociatat me protestuesit, të cilët janë të zemëruar që ai i dha fund subvencioneve për karburante, si pjesë e një pakete masash, në përputhje me një kredi prej 4.2 miliardë dollarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Protestuesit e udhëhequr nga indigjenët, filluan sot një grevë kombëtare në këtë shtet të Amerikës së Jugut dhe kërkuan që Moreno të tërhiqet ose të tërheqë vendimin.

Rrugët në kryeqytetin Quito dhe qytete të tjera nuk ishin të trafik, gjatë ditës së sotme, derisa  tregtarët mbyllën bizneset e tyre, në fillimin të protestave mbi reformat strukturore ekonomike. “Qeveria i ka shpërblyer bankat e mëdha, kapitalistët dhe ka ndëshkuar ekuadorasit e varfër”, tha Mesías Tatamuez, kreu i Frontit të Bashkuar të Punëtorëve.

Derisa ka thënë se nuk do të largohet nga posti, Moreno ktheu prapa vendimin për subvencione dhe  kërkoi që protestuesit të largohen prej objekteve shtetërore, ndërsa brenda 30 ditëve të ardhshme, të bëhen biseda me organizatorët, për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të mirë. /Telegrafi/