LAJMI I FUNDIT:

U shit për 2,9 milionë dollarë, zbulohet se çfarë përmban “Letra e Zotit” e gjeniut Albert Ajnshtajn (Foto)

U shit për 2,9 milionë dollarë, zbulohet se çfarë përmban “Letra e Zotit” e gjeniut Albert Ajnshtajn (Foto)

Një letër e shkruar me dorë nga Albert Ajnshtajni në të cilën ai ballafaqohet me konceptin e fesë ka thyer parashikimet dhe është shitur për gati 2.9 milionë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e ashtuquajtura “Letra e Zotit” u shkrua në vitin 1954 dhe pritej të merrte 1.5 milion dollarë në një ankand në Nju Jork.


Shkencëtari fitues i çmimit Nobel, atëbotë 74 vjeç, shkroi një shënim një faqe e gjysmë të cilën ia dërgoi filozofit gjerman Eric Gutkind në përgjigje të një prej veprave të tij.

Peter Klarnes, nënkryetar i shtëpisë së ankandeve Christie’s, inspekton “Letrën e Zotit”, e cila është shitur për 2,892,500 dollarë pas një beteje katër minutëshe të ofertave në mes të dy klientëve në telefon.

Ajo shihet si një deklaratë kyçe në debatin midis shkencës dhe fesë.

“Kjo letër e mrekullueshme, private u shkrua një vit përpara vdekjes së Ajnshtajnit dhe mbetet shprehja më e artikuluar e pikëpamjeve të tij fetare dhe filozofike”, thuhet në një deklaratë.

Foto që mbetën në arkiva për gati 60 vjet: Kjo është historia e tyre dhe e vdekjes së gjeniut Ajnshtajn (Foto)
Lexo po ashtu Foto që mbetën në arkiva për gati 60 vjet: Kjo është historia e tyre dhe e vdekjes së gjeniut Ajnshtajn (Foto)

Ajo arriti pothuajse dyfishin e çmimit të parashikuar të shtëpisë së ankandit prej 1 milionë-1.5 milionë dollarë.

Në letrën, të shkruar në gjermanishten e tij, Ajnshtajni trajton besimin në Zot.

“Fjala Zot është për mua asgjë, përveç shprehjes dhe produktit të dobësive njerëzore”, shkruan ai. “Bibla është një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive”.

Ajo vazhdon: “Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat, mund të ndryshojë diçka për këtë”.

Fizikanti po ashtu mendon për identitetin e tij hebre, duke shkruar se është “si të gjitha fetë e tjera, një mishërim i supersticionit primitiv”.

“Populli hebre të cilit me kënaqësi i përkas, dhe në mentalitetin e të cilit ndjehem thellësisht i ankoruar, ende për mua nuk ka asnjë lloj tjetër dinjiteti nga të gjithë popujt e tjerë”, shkruan ai.

Ndryshe, nuk është hera e parë që letrat e Ajnshtajnit janë vendosur për ankand.

Vitin e kaluar, një shënim i shkruar për një student italian të kimisë i cili kishte refuzuar ta takonte ishte shitur për 6.100 dollarë.

Ajo u shit së bashku me një numër letrash të tjera nga Ajnshtajni, duke përfshirë një shënim të vitit 1928 që shkoi për 103,000 dollarë, në të cilën ai i shtroi mendimet e tij për fazën e tij të tretë të Teorisë së Relativitetit.

Albert Ajnshtajni e përdori letrën e tij për të hedhur poshtë idenë e një Perëndie që luan një rol aktiv në jetën e përditshme, duke iu përgjigjur lutjeve individuale.

Në vitin 2017, një shënim në të cilin ai dha këshilla për “të jetuarit lumtur” ishte shitur për 1.56 milionë dollarë në Jerusalem.

Një fjali e vetme thotë: “Një jetë e qetë dhe e përulur do të sjellë më shumë lumturi sesa ndjekja e suksesit dhe shqetësimi i vazhdueshëm që vjen me të”.

Sipas një biografie, Albert Ajnshtajni lindi në vitin 1879 ndërsa vdiq në vitin 1955.

Gjeniu thuhet se mbajti tre nënshtetësi gjatë gjithë jetës së tij.

Pse Ajnshtajni qiti gjuhën në fotografinë e njohur? (Foto)
Lexo po ashtu Pse Ajnshtajni qiti gjuhën në fotografinë e njohur? (Foto)

Ai lindi në një familje laike hebreje në Gjermani dhe ndoqi shkollën në Mynih, por në moshën 17 vjeç hoqi dorë nga nënshtetësia gjermane për të shmangur shërbimin ushtarak.

Në vitet që pasuan studioi në Zvicër dhe u bë nënshtetas zviceran. Atje zhvilloi teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm dhe fitoi Çmimin Nobel për fizikën, përpara se të bëhej profesor në Berlin.

Kur nazistët morën pushtetin, ai u largua për në SHBA për t’i shpëtuar persekutimit, dhe në vitin 1940 u bë nënshtetas amerikan.

Një nga thëniet e famshme: “Nëse Teoria ime rezulton e pavërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman dhe Gjermania do të thotë se jam hebre”.

Përveç gjenialitetit të tij në shkencë, Albert Ajnshtajni njihet edhe si një njeri që ka lënë edhe shumë thënie rreth çështjeve të ndryshme, duke përfshirë luftën, armët bërthamore, politikën, muzikën dhe fenë.

Në thënien e tij për armët bërthamore ai thekson: “Ne jetojmë tani në një anarki ndërkombëtare, në të cilën një Luftë e Tretë Botërore me armë bërthamore qëndron para derës sonë. Ne duhet të bëjmë njerëzit të vetëdijshëm, në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë që, vetëm pak prej tyre do të mbijetojnë në luftën e ardhshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori