LAJMI I FUNDIT:

U rrahën mirë e në fund i shtrënguan duart si “zotërinj” (Video)

U rrahën mirë e në fund i shtrënguan duart si “zotërinj” (Video)

Në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, dy lojtarë golfi janë përleshur me fjalë, për të vazhduar më pas me rrahje fizike.

Nuk bëhet i ditur identiteti i burrave të veshur mirë, që hedhin grushte në drejtim të njëri-tjetrit, teksa të pranishmit i shikojnë dhe nuk ndërhyjnë, transmeton Telegrafi.


Por, rrahja që zgjati shkurtë, përfundoi në mënyrë shumë ‘xhentëlmene’, pasi ata ia zgjatën dorën njëri-tjetrit.

Mësohet se dajaku nisi kur golfisti me bluzë të kaltër e kishte gjuajtur pa dashje topin në drejtim të grupit të lojtarit me bluzë të kuqe, duke i shkaktuar një lëndim të lehtë.

“Ky është golfi, disa grushte po më pas shtrëngim duarsh. Sikur të ishte sport tjetër, do të kthehej në ring boksi” është një nga komentet rreth kësaj ngjarjes. /Telegrafi/

https://youtu.be/pVOl6DwNDqk