U prezantua rrejshëm si polic dhe kontrolloi një veturë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Mramor të Prishtinës, pasi që i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.
Arrestimi i tij ka ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.
"Është arrestuar me 08.01.2024 i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar ankuesi kosovar", thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































